Tashmë në Rusi mund të futen edhe personat me pasaportë kosovare. Ky është njoftimi më i fundit nga ambasada ruse në Beograd, i cili u bë publik të premten. Ky vendim ka edhe kufizimet e veta pasi pasaporta mund të përdoret vetëm për të marrë pjesë në eventet sportive ndërkombëtare.
Për qëllime të tjera, procedura e hyrjes së personave me pasaporta të Kosovës në territorin e Rusisë nuk ka ndryshuar. Hyrja e tyre nuk është e mundur", theksohet në deklaratën e ambasadës ruse.
Sipas deklaratës, ky vendim është marrë në dijeninë e plotë të palës serbe, e cila është informuar në kohë rreth kësaj çështje.
Më tej ambasada u shpreh se ky qëndrim i Federatës Ruse për Kosovën është i bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe do të mbetet i pandryshuar.
Nga Serbia ka reaguar ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç i cili ka thënë se fajtor për këtë nuk është Rusia por komiteti olimpik ndërkombëtar, ndërsa mediat serbe janë shprehur tejet të habitura pas këtij njoftimi.
E përditshmja më e madhe serbe “Blic” i ka kushtuar këtij lajmi titullin kryesor ku shkruan: Putin pranon pasaportën e Kosovës. Ndërkohë që në mbititull shkruhet: Vëllazërisht - Vendim i befasishëm i miqve tanë të mëdhenj”. “Prishtina kremton atë që Rusia pas 15 vitesh i ka pranuar dokumentet e tyre të udhëtimit. Moska sqaron se me pasaportë të Kosovës tani për tani mund të hyjnë vetëm sportistët”, shkruan e përditshmja serbe “Blic”.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO