Sipas Presidentit rus Vladimir Putin, objektivat e ‘operacionit special ushtarak në Ukrainë’ janë çlirimi i Donbasit, mbrojtja e banorëve të rajonit dhe krijimi i kushteve që do të garantojnë sigurinë e Rusisë.
Presidenti rus, në fund të vizitës së tij në Ashgabat, ku shkoi në Samitin e Detit Kaspik, përsëriti se operacioni vazhdon "në mënyrë të qetë dhe ritmike, forcat ushtarake përparojnë dhe arrijnë në pikat e destinacionit që u janë caktuar si objektiv".
“Gjithçka shkon sipas planit. Nuk ka nevojë të caktohet një datë për përfundimin e operacionit. Unë kurrë nuk flas për këtë, pasi kështu është jeta reale, nuk është në rregull ta kufizosh atë në afate”, tha Putin, cituar nga Agjencia e Lajmeve “Tass” .
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Biden: Samit historik, NATO është më e bashkuar! Rusët largohen nga ishulli i gjarpërinjve! Widodo i jep Putinit mesazhin e Zelenskit










