Presidenti rus, Vladimir Putin, tha së fundmi se "Rusia nuk do të ndalojë shkëmbimet e të burgosurve me Ukrainën lidhur me rrëzimin e Ilyushin-76”.
“A do të ndalojnë shkëmbimet apo jo? Ne nuk do të ndalojmë shkëmbimet. Ne duhet të kthejmë djemtë tanë në shtëpi", tha Putin, raporton Tass.
Rusia vazhdon shkëmbimin e robërve të luftës me Ukrainën. Gjatë 24 orëve të fundit, 195 ushtarakë rusë janë shkëmbyer me 195 ushtarakë ukrainas.
Emiratet e Bashkuara Arabe ndërmjetësuan shkëmbimin, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes.
Komento