Putin: Rusia nuk i refuzon bisedimet e paqes në Ukrainë

 

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se nuk e kundërshton idenë e bisedimeve të paqes për Ukrainën. Duke folur pas takimit me udhëheqësit afrikanë në Shën Petersburg, ai tha se një nismë afrikane dhe kineze mund të shërbejë si bazë për gjetjen e paqes. Presidenti Putin tha gjithashtu se ishte e vështirë të zbatohej një armëpushim kur ushtria ukrainase ishte në ofensivë.

Putin tha në konferencën për shtyp të shtunën vonë natën se nuk kishte plane për të intensifikuar luftimet në frontin ukrainas për momentin. Ai mbrojti gjithashtu arrestimin e zërave kritikë në Kremlin, duke pretenduar se disa njerëz po dëmtonin Rusinë nga brenda.

Ukraina dhe Rusia kanë thënë më parë se nuk do të vijnë në tryezën e bisedimeve pa parakushte të caktuara. Ukraina dëshiron që kufijtë e saj siç ishin në vitin 1991 të rivendosen, diçka që Kremlini është thellësisht kundër. Moska argumenton në vend të kësaj se që të zhvillohen negociatat, Kievit duhet të pranojë "realitetin e ri territorial" të vendit të tij.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Goditen dy ndërtesa në Moskë, një i plagosur! Rusia: Sulm me dron nga Ukraina (VIDEO)


SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç