Disa trena me pajisje ushtarake të dëmtuara ruse, duke përfshirë edhe tanke, janë transportuar për t’u riparuar. Sipas mediave të huaja, Presidenti rus Vladimir Putin, nuk do të donte t’i shikonte këto pamje.

Numri i madh i automjeteve të blinduara të dëmtuara tregon shkallën e dëmtimit që forcat e tij po marrin në vijën e frontit në kundërsulmin e Kievit.

Atij tashmë i është dashur të vërë në aksion tanket e projektuara në epokat e Stalinit dhe Hrushovit, pasi ka mungesë të pajisjeve ushtarake, si modelet T-54, T-55 dhe T-62, raporton agjencia e lajmeve Metro.

Por tashmë atij i duhet të rregullojë pajisjet e shkatërruara përpara se të kthehet në vijën e parë, duke injoruar ankesat nga forcat ruse për gjendjen e rëndë të armatimit të tyre.

Trenat duket se po transportojnë tanket dhe automjetet e dëmtuara në fabrikat brenda Rusisë, shumë larg vijës së parë.

Pamjet vijnë pasi edhe komentuesit rusë pro luftës filluan të shprehin shqetësimin e tyre për një shtytje të përbashkët ukrainase në rajonin e Zaporizhzhia. Ata paralajmëruan për një “përshkallëzim të mprehtë të situatës” dhe “beteja të ashpra”.