Ditën e  sotme një automjet tip 'Mercedez Benz' me targat 'AA 560 OL' është përfshirë nga flakët në hyrje të Shkodrës.

Ngjarja është shënuar mesditën e sotme në zonën e 'Bexhisten',  ndërsa shërbimi zjarrfikës ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Makina ka marrë flakë në ecje e sipër. Fatmirësisht personat që ishin brenda makinës kanë dalë jashtë në kohë dhe nuk kanë pësuar dëme.

Ndërkohë policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Makina e përfshirë nga flakët në Shkodër