Përfundon projekti i shumëpritur në kryeqytet

TIRANË- Kryeqytetit i është shtuar edhe një tjetër parkim nëntokësor. Nga dita e hënë, të gjithë qytetarët që do t’u duhet të ndalojnë pranë Rrugës së “Elbasanit”, mund ta lenë makinën e tyre në parkimin më të ri me 145 vende. Ky investim i Bashkisë së Tiranës i jep zgjidhje parkimit në një nga zonat më të ngarkuara të kryeqytetit.

Pasi inspektoi përfundimin e punimeve, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se ky është një tjetër premtim i mbajtur.

“Duke filluar nga dita e hënë, të gjithë qytetarët që kanë punë në Rrugën e ‘Elbasanit’, qofshin ata që shkojnë në shkollat këtu afër, si shkolla “Kosova” apo Liceu, qofshin ata që kanë biznese, qofshin ata që shkojnë te Drejtoria e Tatimeve, pra në një nga nyjet më të ngarkuara të Tiranës, gjejnë shpëtim përfundimtar për çështjen e parkimit, duke frekuentuar parkimin e 4-rt nëntokësor që hapim në 4 vjet në qytetin e Tiranës”, tha Veliaj. Një lajm i mirë për banorët e kësaj zone janë edhe tarifat e reduktuara për automjetet e tyre.

“Motoja e bashkisë është: Sa më pak makina. Megjithatë, e kuptoj se për disa njerëz përdorimi i makinës, pra për një mësues që vjen nga ata tjetër e qytetit, për një prind që vjen për të marrë fëmijët, për dikë që ka një problem me tatimet, për dikë që ka një takim në ambasadë, makina mund të jetë e nevojshme nëse distanca është mbi 2-3 km dhe nuk kanë një mundësi tjetër. Për të gjitha këto arsye, 145 vende parkimi në këtë hapësirë publike, e marrë nga privati dhe e rimarrë për publikun, me parking poshtë dhe hapësirë për njerëzit, sidomos me një kënd lojërash për fëmijët, është ndoshta metafora më e bukur se çfarë vlerash besojmë ne si bashki.

Zgjidhja që do të shohim në Tiranë është: makinat larg syrit të njeriut, nëntokë, kurse hapësirat e rikuperuara nga privati, që janë hapësira të bashkisë, siç ishte këndi i “7 Xhuxhave”, që sot është kthyer 100% në duart e shtetit dhe qytetit të Tiranës, do të vijojmë me të njëjtën filozofi edhe në hapësira të tjera që kemi identifikuar për parkingje nëntokësore. Shumë shpejt, Këshilli Bashkiak i Tiranës do të rimarrë një tokë dhe do të bëjë një shkëmbim me një tokë që është në hyrje të Parkut të Liqenit, midis Gardës dhe Universitetit, ku do të konceptojmë një tjetër parkim nëntokësor, që do t’i shërbejë të gjithë atyre që frekuentojnë Parkun e Liqenit. Po kështu, edhe në Qytetin Studenti dhe në disa hapësira të tjera kemi identifikuar mundësinë për parkingje nëntokësore”, deklaroi kryebashkiaku.

Bashkia e Tiranës njofton se parkimi publik ka 2 kate nëntokë dhe ofron 145 vendparkime në total, plus 2 vende parkimi për PAK. Parkimi është i pajisur me sistemin e ndriçimit emergjent sipas standardeve ne fuqi. Në katin -1 (parkim) është pozicionuar edhe blloku i nyjeve higjenosanitare, që do t’i shërbejnë parkut rekreativ në sipërfaqe. Parkimi publik përmban sistem ventilimi dhe është i pajisur edhe me sistem të mbrojtjes kundër zjarrit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Veri: 10/08/2019 17:15

    Po me lodrat e rruges “elbasanit çpate qe i prish e femirija jone kujtimet tona i bere pallat.Turp

    Përgjigju
  • Tironci: 10/08/2019 15:22

    Zoti Veliaj bravo per punen qe po bon!por shih çmimin mos e vendosni me shum se 50 lek ora.dhe parate ti marre bashkia jo t'ja japi ndonje privati.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar