Përmbytej nga prurjet e Osumit, ngrihet argjinatura që shpëton fshatin Rreth Tapi në Kuçovë (VIDEO)

Përmbytej nga prurjet e Osumit, ngrihet argjinatura që shpëton fshatin Rreth Tapi në Kuçovë (VIDEO)

Banorët e fshatit Rreth Tapi të Njësisë Administrative Perondi në Kuçovë do të shpëtojnë nga përmbytjet e tokave sa herë që lumi Osum dilte nga shtrati për shkak të reshjeve të dendura. Përmes një fondi të akorduar nga buxheti i shtetit në këtë fshat kanë nisur punimet për ndërtimin e argjinaturës mbrojtëse në dy krahët e lumit.

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe deputeten e Qarkut Berat, Ermonela Felaj panë nga afër punimet që do t’i japin fund problemit të përmbytjeve të përvitshme të tokave bujqësore të banorëve. “Kjo është mbrojtja lumore për këtë fshat që ka disa vite që vuan përmbytjen nga lumi. Nëse ne bëmë më parë mbrojtjen lumore në Urën Vajgurore, duke shpëtuar të gjitha ato shtëpi atje që përmbyteshin çdo vit, tani ka ardhur radha që ne të shpëtojmë të gjithë tokat edhe serat që fshatarët kanë këtu. Është një premtim i mbajtur në kohë të shkurtër, kështu që për këtë fshat është lajm i mirë,” u shpreh deputetja Felaj.

Argjinatura pritet të jetë gati brenda dy muajve. Fshati Rreth Tapi është më i madhi që ka Njësia Administrative e Perondisë dhe ky konsiderohet një ndër investimet më të rëndësishme për këtë zonë. 

Kanali ujitës i fshatit Mbrakull në Poliçan

Pas 30 vitesh djerrë, për herë të parë tokat e fermerëve në Mbrakull të Poliçanit janë mbjellë me grurë, misër dhe perime të ndryshme të stinës. 230 familjet fermere të kësaj zone kanë sot kanalin vaditës të munguar prej 3 dekadash, falë një fondi prej afro 30 milionë lekë nga buxheti i shtetit. Nëpërmjet realizimit të këtij investimi është bërë e mundur ujitja e rreth 100 ha tokë bujqësore të fshatit Mbrakull nga lumi Osum.

Vetë banorët e konsiderojnë një investim që iu ka ndryshuar jetën e perspektivën e punëve të fshatit.

“Një investim i munguar prej 30 vjetësh. Të gjitha këto fusha, të gjithë këto toka deri dje ishin të thata. Sot është bërë e mundur që të marrin shërbim rreth 230 fermerë. 30 vjet kjo tokë që shihni sot të gjelbëruar ka qenë e thatë. Kjo ka bërë edhe që të gjithë familjet e fshatit Mbrakull të merrnin rrugët e kurbetit,” shprehet kryetari i Bashkisë Poliçan, Adratik Zotkaj.

Ata që deri dje i largoheshin fshatit tani po rikthehen për të ndërtuar jetën e tyre, e cila është pashmangshmërisht e lidhur me tokën. Këtë e pohon edhe një emigrant i cili prej 26 vitesh punonte e jetonte në Greqi, ndërsa tani ka menduar të kthehet në vendlindje. “Kur shikojmë këto investime që janë bërë, kanalet, na ka bërë që një ditë të kthehemi dhe prandaj po bëj dhe shtëpinë,” shprehet ai.

Kryetari i Bashkisë Poliçan, Adratik Zotkaj, tha gjithashtu se në Mbrakull po investohet edhe tek qendra e fshatit, falë Programit të Rilindjes Rurale, që pason atë të Rilindjes Urbane. 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Afro-amerikani rrihet për vdekje nga gardianët e burgut në New York (VIDEO)

SHBA/ Afro-amerikani rrihet për vdekje nga gardianët e burgut në New York (VIDEO)