Vendime të imponuara, shtypje e debatit dhe frikë për të folur: kjo është panorama që përmes rrjeteve sociale, deputetja socialiste Elisa Spiropali jep për situatën brenda Partisë së saj. Pas shkarkimit të saj si ministre e Jashtme, ajo u vu në qendër të vëmendjes kur mungoi në votimin për kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, ndërsa pak ditë më parë, u përplas me kryeministrin Edi Rama në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar.
***
Pas largimit të saj nga qeveria, Eliza Spiropali zgjodhi të flasë vetëm përmes disa mesazheve të shkurtra në rrjetet sociale. Këtë të martë, përkundrazi, ajo ishte disi më e drejtëpërdrejtë, ndonëse përmes fjalive gjysmë të koduara
Sipas saj “ajo që po ndodh nuk është thjesht një çështje personale, por një shfaqje e një modeli që po zgjerohet me një normalitet të heshtur, ku arroganca dhe abuzimi nuk paraqiten më si devijime, por si forma të pranueshme shoqërore”
Dhe për Spiropalin, ky model “nuk imponon vetëm vendime, por ndërton një kulturë ku bindja konsiderohet virtyt dhe përshtatja shpërblehet më shumë se merita”|
Ajo pati një ngjitje të shpejtë duke u bërë dhe numri 2 i shtetit, në postin e kryetares së Parlamentit, për të marrë më pas drejtimin e diplomacisë, ndonëse vetëm për pak maj. Por tani, e mbetur jashtë zyrave të pushtetit, ajo flet madje për një situatë frike “ku njerëzit mësohen të masin fjalët, jo për nga vërtetësia, por për nga pasojat”, dhe ku “debati shtypet” duke sjellë për pasojë “një grumbullim të padukshëm tensioni”.
Një mesazh të drejtpërdrejtë ajo duket se e ka për kryeministrin Rama kur shkruan se Europa është kthyer në “një fjalë që përdoret për të legjitimuar çdo drejtim”
“Europa nuk është një narrativë për t’u cituar, por një rend vlerash që kërkon përputhje, dhe çdo distancë mes fjalës dhe praktikës e bën këtë referencë të zbrazët”,- shkruan Spiropali.
Dhe sërish po kryeministrit duket se i referohet kur thotë se fitoret zgjedhore nuk mund të reduktohen në rezultat, duke humbur përmbajtjen morale, dhe se fitorja
“Meritohet kur njerëzit nuk të ndjekin nga frika, por të besojnë nga bindja, dhe kur largohesh, mbetet respekti, jo vetëm rezultati”,- shkruan Spiropali.
Komente













Elisa Spiropali ne boten e cudirave te trekendeshit te Bermudes: dy kende i ka Skenderbeu, nje te trete e ka Sulltan Berisha.
PërgjigjuElisa kto mendime duhet ti thoje me kohë brënda familjes socialiste,tani nuk kan besueshmërinë,rama të ka vlersuar për ato aftësi që ti i ke,por ke gabuar dhe ti e din mir këtë
Përgjigjusocialistet nuk kane familje, kan pronar
Une jam me Elisen!
PërgjigjuPo pse nuk flisje me perpara moj zonje dhe flet tani qe te hoqen nga ministre?
Përgjigju