Pyetet administratori i Bankers 
Fletë-thirrje 3 drejtuesve të huaj

Pyetet administratori i Bankers <br />Fletë-thirrje 3 drejtuesve të huaj

FIER - Mbi një muaj nga masakra mjedisore që “Bankers Petroleum’ shkaktoi në fshatin Marinzë, Prokuroria e Fierit merr në pyetje administratorin shqiptar të kompanisë dhe dërgon fletë-thirrje për tre drejtuesit e huaj të kompanisë kanadeze të nxjerrjes dhe përpunimit të naftës.

Administratori Leonidha Çobo (ne foto) është pyetur nga organi i akuzës në lidhje me hetimin e nisur për shkatërrim prone dhe ndotje të mjedisit, dëmtime këto që goditën zonën naftë-mbajtëse të Patos-Marinzës pas shpërthimeve në puset e naftës që shkaktoi "Bankers Petroleum".
 
Ngjarja ka ndodhur një muaj më parë, ku që në ditën e shpërthimeve prokuroria kishte nisur hetimet kryesisht, duke verifikuar praktikën që është ndjekur për hapjen e pusit të naftës, rregulloret që janë zbatur dhe shumë faktorë të tjerë që sollën situatën e rëndë në rrugët dhe oboret e banesave në fshatin Marinzë.

Pas verifikimit të dokumentacionit, te henen është paraqitur i pari për të dhënë dëshmi administrator Leonidha Çoba, i cili ka shpjegur më tepër mënyrën e menaxhimit të kompanisë se sa rregulloret që janë përdorur në teren për hapjen e pusit të Marinzës. Hetimet ndaj kompanisë “Bankers Petrolium” kanë nisur për akuzën e “Shkatërimit të pronës” dhe “Ndotje të mjedisit dhe Ujërave”.

Gazi i çliruar nga toka si pasojë e shpërthimeve ndoti mjedisin ndërsa tokat bujqësore dhe shtëpitë e banorëve të zonës që u dëmtuan janë ende në pritje të dëmshpërblimit. 

Tre drejtues të huaj
Në vijim të këtij hetimi, prokuroria e Fierit u ka dërguar fletë-thirje për tu marrë në pyetje dhe tre drejtuesve të huaj të kompanisë “Bankers Petrolium”, të cilët kanë pasur dijeni për hapjen e këtij pusi pasi e kanë financuar projektin.

Ndërkohë në pyetje do meren dhe puntorët që kanë kryer punime në pus, përgjegjësit e punës si dhe shumë banorë të fashatit Marinzë të cilët për shkak të shpërthimit të gazit, pësuar dëmtime në banesat e tyre, të mbjella por edhe shëndentin e tyre. Për këtë hetim prokuroria ka angazhuar një grup prokurorësh dhe disa oficerë të cilët po administrojnë provat. Ndërkohë nga ana e prokurorisë i është kërkuar Institutit të Shëndetit Publik, ti dërgojë raportet e monitorimit të ajrit, ujit dhe faktorëve të tjerë klimatikë në zonën e Marinzës dhe jo vetëm.

Shpërthimet me tritol
Ingjinierë të fushës së naftë, tregojnë se shpërthimet me eksploziv që kryen kompania “Bankers Petroleum”, janë të qëllimshme dhe sjellin përfitime të konsiderueshme financiare. Nga ana tjetër sipas ingjinierëve, këto shpërthime sjellin “vdekjen” e puseve të naftës dhe njëherësh, dëmtimin e banesave që ndodhet në sipërfaqen e tokës, pasi shpërthimi i eksplozivit në nëntokë, sjell lëkundje sizmike (Tërmet).Një inxhinier nafte, sqaron se shpërthimet e kësaj natyre, janë bërë të modës nga të gjitha kompanitë që janë konçesionuar nga shteti, për të nxjerë naftë. Ingjinieri, tregon se shpërthimet me eksplozi bëhen në pjesën më të madhe të puseve, të cilët fundin e tyre e kanë shkëmbor.

Redaksia Online
(Gre.M.Shqiptarja.com)

/xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës