Prania e aktorit Brad Pitt në 50 vjetorin e lindjes së ish bashkëshortes së tij, Jennifer Aniston ishte një befasi për të gjithë. Ai u pa në festën e aktores, 14 vite pas divorcit të tyre.
People.com ka raportuar se aktori i ka bërë ish partneres së tij një dhuratë speciale.
Burimet kanë thënë se pjesa më e madhe e të ftuarve në festë kanë sjellë dhurata për aktoren, po ashtu dhe Brad.
Por ajo që po kuriozon të gjithë është se çfarë dhurate speciale ka marrë aktorja nga ish bashkëshorti i saj.
Kjo do të mbetet enigmë edhe për pak apo për gjithmonë, pasi aktori ia ka dhënë dhuratën sekrete Aniston para se të fillonte festa.
Brad dhe Jennifer kanë qenë të martuar nga viti 2000 deri në 2005, por më pas u divorcuan për shkak se Pitt u dashurua me Angelina Jolie gjatë xhirimeve të filmit ‘Mr&Mrs SMith’.
Pavarësisht kësaj të dy aktorët janë miq të mirë dhe kanë vendosur ta lënë të shkuarën pas.