Pyetje përgjigjet e kreut të SHISH, Visho Ajazi me deputetët

Visho Ajazi Lika: Dy muaj të shkuara ne morëm informacion se një pajisje e teknologjisë së lartë kishte ardhur në Shqipëri dhe ishte vendosur në Vlorë “IMCI Catcher”. Se çfarë është kjo pajisje të gjithë mund të njihen me të në internet. Ajo që ishte problematike, ishte se nuk ishte deklaruar që kishte hyrë brenda. I shqetësuar se një pajisje e tillë mund të përdorej edhe për veprimtari të paligjshme, mora kontakt me kryeprokurorin. Të informoheshin institucionet e shtetit për një pajisje që mund të cënonte sigurinë kombëtare. Lidhur me atë që është thënë në media.

Nga këtej do merrnim informacionet e duhura nga institucioni që e kishte. Nuk ishte në tagrin tonë si përdorej kjo pajisje, por në tagrin e Prokurorisë. I vetmi informacion: Pajisja kishte hyrë në Shqipëri, ishte në një ambjent trajnimi, përdorej nga policia italiane në një trajnim për policinë shqiptare. Kjo është e gjitha ajo që dimë. Nuk kemi asnjë informacion tjetër se kush është përgjuar. Shërbimi është jashtë kësaj.

Aqif Rakipi: Kjo pajisje lejohet të hyjë? Pra, ka ardhur në rrugë të ligjshme apo të paligjshme?
Visho Ajazi Lika: Nuk është në tagrin e shërbimit për të përcaktuar nëse lejohet ose jo, por nëse përbën kërcënim për sigurinë kombëtare. Është Prokuroria e Përgjithshme që përcakton nëse pajisje të tilla duhen përdorur apo jo. Sigurisht ajo duhet të japë OK-ein e saj.

Flamur Noka: Në dijeninë tuaj Prokuroria e ka miratuar?
Visho Ajazi Lika: Edhe njëherë tjetër, nuk është në tagrin tonë për ta përcaktuar nëse është thyer ligji apo jo. Unë e kam raportuar vetëm te Kryeprokurori, më vonë, pasi më është kërkuar, e kam referuar edhe te institucione të tjera. Kjo është një pajisje e domosdoshme, ne do ishim të privilegjuar pot a kishim një pajisje të tillë, Është krejt legjitime. Pajisje të tilla janë mjaft të fuqishme. Bëjnë çdo gjë. A ka të drejtë ministri i Brendshëm për këtë? Është krejt jashtë tagrit tonë.

Paulin Stërkaj: Pse nuk keni informuar kryeministrin, por prokurorin e përgjithshëm që merret me këto gjëra?
Visho Ajazi Lika: Do ishte në targetin e prokurorit për të lajmëruar të tjerët, ata konfirmojnë nëse është i vërtetë apo jo informacioni dhe lajmërojnë institucionet.
Paulin Stërkaj: Na del që kjo pajisje ka hyrë e paregjistruar dhe me kapacitetin e saj mund t’i kryejë të gjitha funksionet. A përben rrezik për sigurinë kombtare?
Visho Ajazi Lika: Përbën kërcënim nëse është e vërtetë, do të thotë që të gjithë janë vulnerabël ndaj përgjimit. Nëse është future në mënyrë legjitime duhet ta vërtetojë prokuroria.

Paulin Stërkaj: Akoma me thashetheme vazhdon shërbimi apo me letra zyrtare? Ajo pajisje ka ardhur kontrabandë apo është për specializim dhe gjurmimi është i policisë jo i prokurorisë? Është pajisje gjurmimi apo përgjimi? Ka ardhur nga aleatët apo nga shërbime të tjera?
Visho Ajazi Lika: Ne nuk kishim informacion me shkrim për këtë punë, prandaj e kam ndarë me gojë me prokurorin e Përgjithshëm. Unë nuk e kam marrë informacionin me shkrim, kjo është arsyeja, kjo është një mënyrë se si funksionon. Unë thjeshtë e iniciova si proces dhe ju takon institucioneve të tjera ta vërtetojnë. Unë e ndava me prokurorin e Përgjithshëm.
Pjerin Ndreu: E para një informacion që nuk shkruhet dhe transmetohet gojarisht, nuk është fakt. Nëse kreu i shërbimit më thotë është detyrë e prokurorit e Përgjithshëm të njoftojë drejtuesit, është gafë! Nuk e ka për detyrë! Nëse ai thotë se cënon sigurinë kombëtare dhe nuk përfshihet kryeministri, atëherë për mua kjo është një tymnajë. I them kreut të Shërbimit të jetë më korrekt. Të na thotë pse kryeministri është lënë jashtë informacionit.
 
Luan Rama: Mund të na thoni ambienti ishte privat, publik, policor, mjedis shkolle apo ku e di unë. Pyetja e dytë që kam, duke qenë se e kuptoj faktin se është një praktikë pune, edhe shkëmbimi në takimet informale në informacionet e ndryshme, të konfirmuar dhe të pakonfirmuar. Pas atij takimi keni biseduar prapë me prokurorin e Përgjithshëm? Për të kuptuar se çfarë ndodhi. Ka ndonjë konfirmim të shqetësimit tuaj? Pasi ju e keni ndarë këtë informacion, jeni thirrur nga presidenti, keni shkuar me të njëjtën njohje për situatën, apo keni patur ndonjë informacion më të detajuar? Kur ju thirri presidenti i Republikës, kërkuar të bisedonit me prokurorin e Përgjithshëm?Juve thatë që edhe me kryeministrin ndani informacione gojore. Kjo është korrekte, edhe për shkak të përvojës që unë kam, por në bazë të ligjit për Shërbimin Informativ, kryeministri është ligjërisht drejtuesi i Shërbimit, ju keni eprorin tuaj kryeministrin. Pas takimit me prokurorin e Përgjithshëm dhe presidentin, nuk e çmuat të arsyeshme që duhet ta ndanit këtë shqetësim edhe me kryeministrin?

Visho Ajazi Lika: Lidhur me njoftimin e kryeministrit: Unë këtë informacion të pakonfirmuar të paktën me dy burime dhe si i tillë nuk mund ta njoftoja, ai hynte në një proces investigimi që e mori përsipër prokurori i Përgjithshëm.
 
Asllan Dogjani: Mjetet që fusin të huajt, po nëse të huajt fusin bomba, armë, a nuk kanë të drejtë institucionet t’i kontrollojnë.
 
Visho Ajazi Lika: Mjete të paligjshme nga misione diplomatike, sigurisht që kjo është e mundur. Bëhet kontroll. Valixhja diplomatike ju e dini mirë se është e pa hapshme. Po nëse ka një informacion se ka shkelur, ekstradohet.

Shkëlqim Selami: Pse presidentit ia thatë dhe kryeministrit jo?
Visho Ajazi Lika: Sigurisht që unë kam varësi, unë raportoj periodikisht te kryeministrit, çdo dy javë, unë nuk shkëmbej letra. Flitet për probleme që ka siguria kombëtare. Unë jua sqarova saktë: presidenti ma kërkoi mbi bazën e informacionit marrë nga Prokuroria e Përgjithshme. Ne jemi parandalues, jo zbatues, kur unë marr një indicie, sigurisht që e ndaj me organet përkatëse. Ne nuk jemi për fakte këtu, por për indicie, po qenë fakte ia çojmë prokurorisë ta ndjekë.

Shkëlqim Selami: Pse nuk e keni diskutuar me kryeministrin edhe si thashethem.

Flamur Noka: Kryeministri është eprori direkt i ministrit dhe para se ta informojë kreu i shërbimit, duhet ta kishte informuar ministri dhe drejtori.
 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI