Ka dy probleme kete jave;
I pari,
mungesa e kasave ne kompanite qe jane licensuar per kete sherbim.

Nuk ka kasa;
tregtare e sipermarres qe kane nje marreveshje per te blere nje kase, 
nuk po e marrin ate. Nuk ka kase. 

Kompanite, posacerisht kompania qe zoteron dhe gati 70% te tregut, nuk i pergjigjen e pergjigjet as kontrates me Qeverine e as marreveshjes me tregtare e sipermarres qe duan te blejne kase.
Pooor, dhe ky eshte problemi;
cdo tregtar qe ka nje marreveshje dhe eshte ne pritje te marre kasen nga kompania, vijon te tregtoje pa kase dhe per te nuk ka as kontroll e as mase ligjore per kete rast. 

Kjo si mase "lehtesuese" deri ne paisjen me kase.
Kam qene i pari qe kam folur qarte dhe paditur afreren e kasave fiskale nen Qeverine Berisha, si nje histori teresisht klienteliste dhe shume te shtrenjte.

Tani duhet te marre fund!!
Ose ti pergjigjen kontrates, ose te dalin nga ky sherbim!!

I dyti,
aplikimi ne QKR dhe posacerisht paisja me "numer nipti" eshte nje ferr, 
zgjat gati dy jave.

Arsyeja eshte fluksi i jashtezakonshem. Por ka kaluar me shume se nje muaj e gjysem dhe kapacitetet duhet te ishin shtuar, sepse dhe kerkesa do shtohet edhe me shume.

Edhe ketu ka dy probleme;

I pari, cilido tregtar e sipermarres qe ka bere nje aplikim ne QKR, vijon aktivitetin sic me pare dhe ne me te shumten e radhes jashte kontrollit dhe masave ligjore per nje biznes te parregjistruar. Deri ne pritje te numrit te niptit.

I dyti, fluksi i kerkeses per tu paisur me numer nipti do te shtohet; grumbulluesit e perpunuesit e produkteve bujqesore e blegtorale, te futur ne rregjim fiskal e tashme me detyrimin per te kompesuar me 20% te vleres bujqit, kane detyrimin ti paisin ata me numer nipti. Ndaj dhe per bujqit por kerkohet dhe kryhet, por shume ngadale.

*Statusi i deputetit te PS Erjon Brace publikuar ne profikin e tij zyrtar ne Facebook

Redaksia Online
Shqiptarja.com