Qëllohet me vezë makina e
Kryeministrit, arrestohet anëtari i VV

Qëllohet me vezë makina e<br />Kryeministrit, arrestohet anëtari i VV
Policia e Kosovës ka bërë me dije se makina e Kryeministrit Isa Mustafa është qëlluar me vezë nga disa persona në Prishtinë.

Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Salih Zyba, i cili bëri rezistencë kur u ndalua. Siç sqaron edhe policia e Prishtinës, i arrestuari kundërshtoi dhe lëndoi dy efektivë.

Menjëherë në ndihmë shkuan edhe dy oficerë të tjerë policie të veshur civilë të cilët mundën të neutralizonin dhe të arrestonin anëtarin e kryesisë së VV.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ndodhi pranë godinës së Komunës së Prishtinës kur eskorta e Kryeministrit Mustafa u qëllua nga disa persona, të cilët ishin aktivistë të Vetëvendosjes.

Nuk janë të qarta shkaqet e këtij incidenti dhe policia ka nisur hetimet për të gjetur personat e tjerë që hodhën sende drejt autoveturës së Kryeministrit. 

Incidenti ndodhi gjatë kohës kur Mustafa po shkonte në godinën e Radio Televizionit të Kosovës për një intervistë.


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)