Një 16-vjeçar u arrestua nga Policia e Shkodrës pasi ka qëlluar në ajër me armë zjarri, e cila rezulton se është pa leje.
 
Policia vuri në pranga E. F. banues në Koplik i Sipërm Malësi e Madhe.
 
Menjëherë  kanë ndërhyrë shërbimet e policisë ku kanë kapur dhe arrestuar atë në flagrancë
Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti dhe  sekuestroi  në cilësinë e provës materiale:
- arma e zjarrit tip “automatik” ( pa leje)
- tre krehëra, 
- 7 (shtatë) gëzhoja.