Qafë Mollë, si u shumuan mbetjet
kimike, nga 16 në 100 ton
Drejtues te Ministrisë se Mbrojtjes thonë se kjo sasi ka ardhur si pasoje e depozitimit jo vetëm te asgjësimit të 16 ton armeve luftarake por dhe helmeve te tjera.
TIRANE- Që nga 2007, Shqipëria u deklarua si një vend i pastër nga mbetjet kimike pas procesit për asgjësimin e 16 toneve armatimi kinez, që ishin të mbartura nga koha e Enver Hoxhës.
Sot pas 6 vitesh, rezulton se vendi ynë, vijon të ketë 100 ton mbetje kimike të riambalazhuaura, në Qafë Mollë. Historia nisi që në kohën e ministrit të Mbrojtjes se asaj kohe, Fatmir Mediu me 2 senatorë amerikane të cilët mundësuan nisjen e procesit per t’i eleminuar ato.
Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhanë 45 milionë dollarë duke marrë përsipër shkatërrimit e tyre përmes furrave, proces i instaluar ne Qafe Mollë dhe që përfundoi po aty. Ushtarakë me grada brenda ministrisë pohojnë se për asgjësimin e këtyre 16 ton armatim siguria ka qenë e lartë, duke përmendur një detaj që kishte tre radhë sigurie me dyer të blinduara për të cilën hynin vetëm ekspertët amerikane.
Kompania që bëri asgjësimin, shprehte shqetësim për 30 kontenierët ku ndodheshin mbetjet e rrezikshme. Agjencia e Mbrojtjes për Reduktimin e Rrezikut, ra dakort për të paketuar mbetjet me veshje të dyfishtë kundër rrjedhjes, që do t’i mbanin mbetjet të sigurta për 20 vjet në strukturën e Qafë Mollës. Kjo i jepte kohë ndertimit te nje strukture për mbetjet e rrezikshme, e cila do të ishte e aftë t’i përballonte ato.
Por Agjencia e Mbrojtjes për Reduktimin e Rrezikut mori paratë dhe u largua përpara se ta përfundonte punën dhe la pas disa kontenierë shtesë për mbetjet që do të menaxhoheshin nga shqiptarët.
Me kalimin e viteve keto mbetje u përzien duke e çuar ne 100 ton sasinë e helmeve . Për ato tashmë duhet të gjente një zgjidhje ministri i radhës Arben Imami që në 16 prill 2012 nënshkroi një marrëveshje me
OSBE, për të hequr nga inventari i forcave të armatosura 100 ton helmet e cilat mbeten ne zonën prapa malit te Dajtit, vetëm disa kilometra larg kryeqytetit.
Drejtues te Ministrisë se Mbrojtjes thonë se kjo sasi ka ardhur si pasoje e depozitimit jo vetëm te asgjësimit të 16 ton armeve luftarake por dhe helmeve te tjera.
Ato tashme janë riambalazhuar ne pritje për t’u çuar jashtë shteti, pa u specifikuar se ku do të jetë destinacioni i radhës. Vetëm nëse dërgohen jashtë mund te lëshohet nga Ministria jonë e Mbrojtjes një certifikate që vulos përfundimin e procesit.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.1%
-
Jo
40.3%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5223
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15