Qafë Thana vijon të jetë e bllokuar, qytetari për Report Tv: Kam mbi 6 orë që pres, na thanë se s'ka borëpastruese! Në rradhë 14 autobusë

 

Situata vijon të jetë shqetësuese në Qafë Thanë aty ku qytetarët janë të bllokuar prej disa orësh.

Në një lidhje telefonike për Report TV një qytetar tha se ka mbi 6 orë që pret, ndërsa shton se ka të tjerë që janë aty  që prej orës 12:00 të paradites së sotme.

"Kam mbi  6 orë e gjysmë që jam i bllokuar na Qafë Thanë, ka mbi 14 autobusë të bllokuar. Policia shqiptare thotë se ka ndodhur një aksident, mirëpo disa persona thanë se ska borëpastrues, kjo është arsyeja.

Unë kam mbi 6 orë që pres, kurse disa të tjera që nga ora 12 e drekës. Nga ana maqedonase ka borëpastruese vetëm nga ana jonë ska. Që nga ora 12 e drekës", tha ai.


Lajmi kryesor:

Dhjetëra makina të bllokuara në Qafë-Thanë, në radhë fëmijë e gra shtatzëna! Borëpastrueset vështirësi në ndërhyrje! Qytetari për Report Tv: Kam mbi 6 orë që pres


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Grushta dhe dhunë në Shijak, degjeneron dueli i U-21 mes Erzenit dhe Partizanit

VIDEO/ Grushta dhe dhunë në Shijak, degjeneron dueli i U-21 mes Erzenit dhe Partizanit