ELBASAN/TIRANE - Një autobus me aktivistë të Aleancës Kuq e Zi, me drejtim nga Tiranë për në Elbasan, është aksidentuar dhe ka dalë nga rruga në Qafën e Krrabës, në afërsi të fshatit Petreshë. AK konfirmoi për mediat se bëhet fjalë për një autobus me simpatizantë të saj, numri i të cilëve është rreth 30 persona. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka konfirmuar në një lidhje direkte për TV A1Report se nuk ka viktima. Policia: Të plagosurit janë 17, dy më rëndë.

ORA 20:50  - EMRAT E PASAGJEREVE DHE TE AKSIDENTUARVE
1. Altin Selim Alla,
2. Taulant Muhamet Muça,
3. Dritan Xhevahir Braxhda,
4. Florian Lutfi Shkurti,
5. Fatmir Xhevahir Brazhda,
6. Emiljano Petrit Çota,
7. Nebi Sherif Hysa,
8. Pranvera Shaban Sollaku,
9. Olti Xhevdet Ozuni,
10. Antonio Osman Fraholli,
11. Refik Zyber Karaj,
12. Oltion Sabri Çela,
13. Astrit Dervish Komici,
14. Fatmir Mehmet Dosku,
15. Jetmir Hyqmet Disha,
16. Altin Xhemal Kojku,
17. Ermal Hamdi Shkurti,
18. Ymer Zylyftar Hoxha,
19. Albina Reshit Hysa,
20. Mehmet Shefki Dosku,
21. Alberti Asi Stafa, ka marrë mjekimin dhe më pas është larguar
22. Mit’hat Servet Biçaku, 43 vjeç drejtuesi i mjetit
23. Syrja Kurti,
24. Latif kojku
25. Abedin Hajdar Kojku
26. Andi Behar Koxhaj,
27. Dritan Petrit Allushi
28. Bledi Arif Gështenja,
29. Hamit Shefki Kojku,
30. Muhamet Muça

Nga këto shtetas 6 janë plagosur, ndërkohë që të tjerët kryesisht kanë pësuar dëmtime më të lehta si gërvishtje etj.

Deri në këto momente janë larguar nga ambientet spitalore 25 shtetas dhe vazhdojnë të qëndrojnë në ambientet spitalore:

Refik Karaj
Jetmir Disha
Taulant Muça
Artan Kojku
Antonio Fraholli
Mit’hat Biçaku


Drejtues i mjetit shtetasi Mitat Servet Biçaku zotëron leje drejtimi të grupit “D”, të marrë më 12.10.1999.
Në këtë aks rrugor, në të dy hyrjet e tij, nuk ka tabela që kushtëzojnë lëvizjen e këtyre lloji mjetesh.

Në vendngjarje menjëherë kanë shkuar dhe Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Sigurinë Publike, si dhe dejtues e ekspertë të Drejtorisë së Policisë Rrugore.

Nga strukturat e Policisë së Shtetit të pranishme në vendngjarje vazhdon puna për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.



ARRESTOHET SHOFERI
Ora 20:21 - Burime nga grupi hetimor bënë të ditur për Shqiptarja.com se shoferi i autobusit, Mit’hat Biçaku, është arrestuar me akuzën për shkelje të Rregullave të Qarkullimit Rrugor.

SHOFERI: FUORISTRADA ME GODITI
Ora 19:50 - Shoferi i autobusit në dëshminë e dhënë për prokurorët e Elbasanit është shprehur se përpara se të humbte kontrollin e automjetit ka vërejtur një fuoristradë me targa të Tiranës e cila ka goditur në pjesën e pasme autobusin nga krahu i djathtë.
Prokuroria pas dëshmisë ka thirrur ekspertët autoteknikë të cilët kanë bërë fotografime në pjesën e autobusit ku shoferi pretendon se është goditur. Prokuroria: do jenë ekspertimet dhe raporti autoteknik ato që do të japin drejtimin e hetimeve.

URGJENCA E ELBASANIT: JA PACIENTET TANE
Ora 19: 03 - Ndërkohë Urgjenca e Spitalit të Elbasanit ka publikuar emrat e personave që po kurohen në ambientet e saj. Bëhet fjalë për:

Taulant Muça
Dritan Brazhda
Florian Shkurti
Fatmir Branda
Nebi Hysa
Olsi Ozuni
Antonio Braholli (më rëndë)
Artan Kafja (më rëndë)

PROKURORET DYSHIME RRETH DESHMISE SE SHOFERIT
Ora 19:00 - Burime nga Prokuroria bënë të ditur për Shqiptarja.com se grupi hetimor i gritur për të zbardhur ngjarjen ka disa dyshime rreth variantit të treguar nga shoferi i autobusit, sipas të cilit shkaktare e aksidentit është një fuoristradë Land Rover që i ka prerë atij rrugën.

SHOFERI: ME PREU RRUGEN NJE FUORISTRADE
Ora 18:51 - Shoferi i automjetit, Mit’hat Biçaku, po merret ndërkohë në pyetje. Ai i ka treguar hetuesve se “më ka prerë rrugën një fuoristradë” por ka thënë se nuk e mban mend targën.

Prokuroria e Elbasanit ka caktuar 5 prokurorë që po marrin në pyetje të gjithë pasegjerët. Prokuroria thotë se bëhet fjalë për të dhëna e dëshmi paraprake. Nëse konfirmohet edhe nga pasagjerët versioni i shoferit, do intensifikohen kërkimet për gjetjen e fuoristradës, bënë të ditur të njëjtat burime.

PEKA: S’KEMI TE DHENA PER LAND ROVER
Ora 18: 46 - Zv/ministri Brendshëm, Avenir Peka, ka deklaruar për Shqiptarja.com/TV A1Report se “s’kemi asnjë të dhënë për Land Rover-in, po vijojnë verifikimet”.

KRESHNIK SPAHIU: AKSIDENT I PROVOKUAR
Ora 18:43 - Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka deklaruar për Shqiptarja.com/TV A1Report se aksidenti në Qafën e Krrabës që detyroi një autobus me simpatizantë të AK të dalë nga rruga e të rrotullohet disa herë, ka qenë i provokuar.

POLICIA: SHOFERI MIT'HAT BIÇAKU
Ora 18:23 - "Rreth orës 16.50’ të ditës së sotme është marrë informacioni se në aksin rrugor Tiranë- Elbasan, rreth 3 km pa hyrë në qytetin Elbasan, në vendin e quajtur Qershitë, autobusi me targë Lb 3156 A, drejtuar nga shtetasi Mit’hat Biçaku, ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 10 metër poshtë", thuhet në një njoftim të Policisë.

POLICIA JEP EMRAT E TE PLAGOSURVE
Ora 18:17 - Policia në vendngjarje njoftoi se numri i të plagosurve nuk është 9, siç u tha fillimisht por 17. Të njëjtat burime kanë bërë publike edhe një liste me emrat e disa prej të plagosurve:

Taulant Muca
Dritan Brazhda
Florian Shkurti
Fatmir Brazhda
Altin Alla
Emiliano O.
Nebih Hysa
Ymer Hoxha
Delina Hysa
Mehmet Doshku
Albert Stafa
Artan Kojku (rëndë)

AKSIDENTI
Ora 17:15 - Shkak i aksidentit dyshohet se është një makinë Land Rover me targa të Tiranës. Policia është vënë në ndjekje të saj dhe ka ngritur pika të shumta kontrolli.

Burime nga Policia e Shtetit bënë të ditur për Shqiptarja.com se aksidenti ka ndodhur rreth 3 km pa hyrë në Elbasan. Sipas të njëjtit burim, autobusi ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një thellësi prej 10 metrash. Mësohet gjithashtu se njëri nga pasegjerët që ka pësuar thyrjen e një krahu është nisur drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë. Mësohet se ai quhet Artan Kojku.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Bugaj, ka shkuar në vendngjarje ndërkohë që është ngritur edhe një grup pune nga Prokuroria i udhëhequr nga prokurori Ervin Gogaj.

(im/shqiptarja.com)