Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Qafë Thanë, në të cilin u përshinë katër makina, dy prej të cilave më targa shqiptare dhe dy me targa maqedonase.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe arrestuan në flagrancë 41 vjeçarin Craciun Elisi, i cili banonte në Bukuresht.

41 vjeçari Elisi, teksa ka qenë duke drejtuar mjetin e tij tip “Land Rover”, ka përplasur tre makina të tjera, “Volksëagen”, që drejtohej nga A.LL, 47 vjeç nga Struga, “Ford” që drejtohej nga E.D, 21 vjeç nga Stambolli dhe “Benz” që drejtohej nga D.A, 32 vjeç nga Struga.

Nga ky aksident masiv ku u përfshin katër makina kanë mbetur të plagosur lehtë drejtuesi i makinës “Ford”, E.D, 21 vjeçari nga Stambolli, si edhe pasagjerët, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale: "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.