Qafë-Thanë, Panariti e Spiropali 
'Korsi e gjelbër në të gjitha doganat'

Qafë-Thanë, Panariti e Spiropali <br />'Korsi e gjelbër në të gjitha doganat'
POGRADEC - Ndërtimi i një korsie të gjelbër për eksportin e prodhimeve të fermerëve vendas është një prej elementëve që do të shmangë vështirësitë për fermerët si dhe reduktimin e kostos si pasojë e qëndrimit të mjeteve në dogana. Këtë ka deklaruar ministri i bujqësisë Edmond Panariti gjatë një inspektimi në doganën e Qafë-Thanës e cila konsiderohet një prej pikave më të rëndësishme në vend sa i takon marrëdhënieve të import-eksportit.
 
Në fjalën e tij Panariti tha gjithashtu se "është e nevojshme që të bëhen disa ndryshime për të favorizuar eksportin e mallrave shqiptare në rajon." Sipas ministrit "korsia e gjelbër do të shtrihet shumë shpejt në të gjitha doganat."
 
Nevoja për ndërtimin e vijës së gjelbër e cila mundëson kalimin e kamionëve në një korsi të posacme duke u shmangur atyre pritjen në doganë është përkrahur edhe nga drejtoresha e doganave Elisa Spiropali e cila ka theksuar se gjatë muajve të fundit ka pasur një rritje të eksporteve.
 
Sipas Spiropalit “puna ka nisur me lehtësimin e procedurave për këto mjete ndërsa do të vijohet edhe më tej për përmirësimin e kushteve për eksportuesit e mallrave vendas.”
 
Pika doganore e Qafthanës është një prej më të rëndësishmeve në vend sa i takon levizjes së mjeteve të rënda të cilat eksportojnë mallrat vendase. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë