Por situata është përshkallëzuar deri në dhunë fizike mes palëve, kur kryetarja e Shoqatës së të larguarve nga administrata, Nertila Qafzezi, ka dalë nga shiriti i rrethimit të grevës dhe i është “sulur” një ish-nëpunëseje të larguar nga Bashkia duke tentuar ta tërheqë nga flokët, por është ndalur nga forcat e policisë. Edhe pasi është rikthyer në çadër nga grevistët e tjerë, Qafzezi ka dalë sërish dhe është ndalur për së dyti nga forcat e policisë.
Edhe ish-punonjësi në Sigurimet Shoqërore Gjirokastër, Agron Dervishi ka përdor një gjuhë banale ndaj ish-nëpunësve të larguar nga Bashkia e Tiranës, ndërsa për një moment ka shtyrë me forcë dy gra të larguara nga Basha, të cilat shprehën dëshirën për t’iu bashkuar grevës.
Grupi i të larguarve nga Bashkia nuk u pranua fillimisht në çadrat e grevës së urisë me akuzat se ishte provokim, ndërsa vazhdimisht i etiketuan si komunista.
Por duket se një tjetër çadër urie do të ngrihet, dhe këtë radhë para godinës së Bashkisë së Tiranës, nga disa ish-nëpunës të larguar nga ky institucion. Kështu kanë deklaruar për mediat kjo përfaqësi pasi u refuzuan të bëhen pjesë e grevës përbri Kryeminsitrisë.
PAS SHERRIT, VIZITOJNE ÇADRAT NOKA E HALIMI, MARRIN EDHE KULIÇAJN
ORA 13:45 Mbërrijnë pranë cadrave, përfaqësues të Partisë Demokratike, si deputeti Flamur Nokaj, Eduard Halimi por është vënë re edhe prania e Agron Kuliçajt.
QAFZEZI: INSKENIM I RAMES, SHOW MEDIATIK
Ora 13: 35 Ndërsa kryetarja e Shoqatës së të Larguarve nga Puna, Nertila Qafzezi e cila e cilësoi këtë një inskenim të kryeministrit për të krijuar sipas saj një show mediatik ndaj kauzës së tyre
“Ishte gjithçka e inskenuar nga kryeminstri, kjo u kuptua, unë kam muaj që bëj thirrje t’i bashkohen kauzës. Ai që prej 10 ditësh ka një sjellje antihumane, nuk është e vërtetë ne vuajmë këtu pa bukë. Ndërkohë kryeministri në vend që të na mbështesë, dhe nuk do të ja dijë, ndërkohë sot kemi një show mediatik, duke bërë këtë inskenim, duke treguar se janë të larguar nga Basha. Kjo nuk përbën lajm se ne i ftuam të vijnë në çadër. Ata nuk donin por ishin të inskenuara nga kryeministri për një vend pune”, tha Qafzezi
DERVISHI: TË FUTEN NË CADËR, MOS T’NA PROVOKOJNË
Ora 13:20 Një nga grevistët Agron Dervishi u shpreh se konflikti ishte i inskenuar sipas tij nga kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Sipas tij ky ishte një provokim
“Sot ata nuk kanë ardhur për tju bashkuar grevës, të inicuar nga Edi Rama dhe ministri i brendshëm Saimir Tahiri. Nuk më fut njeri apo deputetë me zor në grevë urie kam hyre vetë. Le të vijnë prapë, t’i bashkohen kauzës tonë jo për të na provokuar. Nuk jemi deputetë jemi njerëz të thjeshtë. Na provokuan na thanë që do ta ngremë tendën tek Bashkia. Të vijnë të gjithë t’i bashkohen kauzës tonë, jo të na provokojnë”, -tha Agron Dervishi
GREVA E URISE NE DITEN E DHJETE
Greva e urisë së ish-nëpunësve civilë vijon në ditën e dhjetë të saj përbri Kryeministrisë dhe bashkë me të edhe hyrje-daljet nga greva për shkak të rëndimit të gjendjes së tyre shëndetësore. Mbrëmjen e djeshme mësohet se çadra ka futur ujë brenda si pasojë e shiut të rënë gjatë mbrëmjes, duke bërë që grevisti Sokol Ukperaj të nisej drejt Spitalit për shkakt të ftohjes së marrë.
Ndërkohë që gjatë ditës është nisur për në spital edhe Ismail Elezi, ish-drejtori i krimit ekonomik, pas gjendjes së rënduar shëndetësor. Në ambientet pranë grevës gjenden 2 ambulanca në gatishmëri 24 orë për tu ardhur në ndihmë grevistëve.
Numri i personave aktualisht në çadër janë 16 persona ndërsa vlen të theksohet se në këtë grevë urie janë 6 ish-efektivë policie.
(Në foto: Grevisti Ismail Elezi duke u transportuar për në spital)
ISH POLICET PROTETSTE NE MBESHTETJE TE GREVES
Në ditën e sotme Shoqata e Policëve të Larguar nga Puna organizoi një protestë për të mbështetur sipas tyre kauzën e grevsitëve. Përfaqësuesi i tyre tha se protesta e tyre vjen pasi largimi i efektivëve të policisë nga puna është bërë në mënyrë të jashtëligjshme për t’u zëvendësuar siç theksoi ai me persona jo të kulifikuar.
"Efektivë të liruar të gardës, vendosëm bashkarisht të zhvillojmë këtë protestë në mbështetje të grecës së urisë për disa arsye. Arsyet kryesore që na motivuan janë lirimet e kundraligjshme me rregulloren e policisë, kushtetutën, pasi këta policë të liruar janë të mirëtrajnuar nga PAMEKA dhe OPDAT dhe kanë dhënë kontributin e tyre për liberalizimin e vizave dhe rritjen e sigurisë në vend. Personat që na kanë zëvendësuar nuk kanë kualifikimet e nevojshme dhe janë persona me precedentë penalë dhe çfarë është e rëndësisshme janë persona pranë PS në kohë fushate. Si pasojë ka rritje të trafikut të drogës. Kemi rritje të ndjeshme të vjedhjeve. Ne si shoqatë parashtrojmë kërkesat që kanë grevistët ish efektivë policie, anullimin e urdhërave dhe rikthimin e personave në detyrë." tha përfaqësuesi i tyre
(Në foto: Protesta e ish-policëve në mbështetje të grevistëve)
Greva, Veliaj: Qafzezin e hoqën ministrat e PD, s'mund ta mbaja unë
Në kohën e PD u paralajmërua 5 herë për shkelje, sot në grevë
Greva, 6 nga 13 grevistë të lidhur me PD
Greva, gardisti në politikë krah Bashës, Kolthi polic pa shkollë
Dita VI
Dita IV dhe V Dita e III, Basha: Greva s'është politike!
Dita II
Dita I
Redaksia Online
(Gre.M/e.c/Shqiptarja.com)