Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka humbur nënën e tij duke treguar se e ka përjetuar me shumë dhimbje këtë moment. Ndarja nga jeta e një prindi nuk është e lehtë dhe dhimbja do të jetë gjithmonë pjesë e jetës, ndërsa Nishani shprehet se kjo ngjarje e dhimbshme e ka bërë atë të qajë si një fëmijë.

Edhe pse e ëma ka qenë në moshë dhe ai është vetë baba, kjo nuk e ka lehtësuar aspak dhimbjen e ish presidentin.

“Kur Nëna të largohet nga kjo jetë, megjithëse ti je vetë baba, përsëri qan si një fëmijë”, shkruan Nishani.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:14
Ndahet nga jeta nëna e Nishanit/ Meta: U prehtë në paqe

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të nënës së ish presidentit Bujar Nishani.

" Ngushëllimet më të ndjera për familjen Nishani, për ndarjen nga jeta të nënës dhe gjyshes së tyre të dashur! U prehtë në paqe!", shkruan Meta.