TIRANE- Për të ndalur ikjen e shtetasve shqiptarë në Siri dhe shmangien e mashtrimeve për thirje që kanë si synim luftën në Siri, Komuniteti Mysliman, me anën e një qarkoreje udhëzon të gjithë drejtuesit e xhamive që të shmangnin çdo koment që do të frymëzonte lëvizje pro muxhahedinëve që luftojnë në Siri. Qarkorja është dërguar në kulmin e luftimeve në Siri, që koçidon dhe me rritjen e thirjeve “pro” luftës xhihadiste në këtë shtet.

Në qarkore thuhet se: “Bazuar në shqetësimin publik rreth përfshirjes së mundshme të shtetasve shqiptarë në luftën e Sirisë, të jeni të vëmëndshëm ndaj thirrjeve apo nxitjeve të tilla që mund të provokojnë besimtarët brenda dhe jashtë xhamive:”. Komuniteti u kërkon myftinive që në rast të konstatimit të rasteve për provokime të tilla të njoftohet, në mënyrë që të denoncohet pranë organeve kompetente.

Komuniteti shton se feja dhe besimi mysliman nuk mund të merret kurrësesi si reference apo të jetë shtysë për pjesëmarrje në konflikte apo luftra të ndryshme dhe se përpjekjet për t'i dhënë ngjyrim pjesëmarrjes në konfliktin e Sirisë janë të rrezikshme për qytetarët dhe dëmtojnë imazhin e fesë myslimane. Edhe pas tetë arrestimeve në Shqipëri komuniteti deklaroi se dy imamët e xhamisë së Unazës së Re dhe të Mëzezit janë të paautorizuar.

Shkrimi u publikua sot (16.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)