Qarku i Lezhës, PS fiton bashkinë e Kurbinit me diferencë të ngushtë votash! Në Lezhë konfirmohet Ndreu, në Mirditë fiton kandidati i BF

 

Në bashkinë e Lezhës, është rikonfirmuar për një mandat të dytë si kryebashkiak Pjerin Ndreu i cili fitoi përballë kandidatit të Bashkë Fitojmë Preng Gjoni. Ndreu siguroi 51.22% kundrejt 48.78% të votave që mori Preng Gjoni.

Ndërsa në Mirditë, fitues është shpallur Albërt Mëlyshi i Bashkë Fitojmë me 6355 vota përballë kandidatit të PS, Ndrec Dedaj me 5160 vota.

Kurbin është zgjedhur për një mandat të dytë, Majlinda Cara me një diferencë të ngushtë votash përballë rivalit të saj politik Behar Haxhiu.


Lajmi kryesor:

VENDORET/ PS merr 53 bashki, Veliaj fiton thellë në Tiranë, mbi 58 mijë vota para Këlliçit! BF merr vetëm 7 bashki në total


B.V/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit