Një 35-vjeçar është arrestuar në Lezhë për armëmbajtje pa leje. Ai është ndaluar në aksin rrugor Lezhë-Milot, ndërkohë që drejtonte automjetin tip "Audi". Gjatë kontrollit, në xhepin e derës së automjetit efektivët e policisë i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë "Glock", e cila është sekuestruar.
Ndaj 35-vjeçarit S. L., rëndon akuza për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve".
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.