6699 efektiv policie do të jenë të angazhuar në terren për mbarëvajtjen e proçesit zgjedhor të 21 Qershoritka bërë me dije Zv. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit Altin Qato

Teksa prezantoi planin e masave të marra Qato bëri me dije se duke filluar nga ora 18:00 e ditës së nesërme dhe deri në 07:00 të 21 qershorit policia do të marrë në ruajtje Qendrat e Votimit.

Ndërsa Qëndrat e Numërimit të Votave do të merren në ruiajtje në nga ora 18:00 e 21 qershorit deri në përfundim. Policia do të shoqërojë gjithashtu kutitë e votimit nga qendrat e votimit drejt vendeve të numërimit.

Nisur nga eksperiencat e mëparshme në proçeset zgjedhjore policia e shtetit shpreh bindjen se do të ketë gjithçka nën kontroll madje do të marrë në mbrojtje të gjitha objekteve shtetërore duke shtuar se policia do të jetë në krye të detyrës për të raportuar dhe parandaluar çdo akt kriminal.