Videoja që demaskon të gjithë mënyrën se si biznesmeni italian Franchesco Bechetti funksionte për të fituar qindra milionë euro në arbitrazhe, se si ndikon emërimet e gjyqtarëve të arbitrazhit që marrin më pas vendime në favor të tij.
Ky ështëMarco Giontella, një konsulent tatimor dhe bashkëpunëtor për më shumë se 25 vitesh i i Becchetti, i intervistuar disa herë nga agjentët e firmës hetuese. Në raportin që ka dorëzuar qeveria shqiptare Giontella, konsulent i biznesmenit edhe në çështjen kundër Shqipërisë, e thotë hapur atë që quhet “modus operandi’ të Becchettit.
Agjentët e kompanisë private të hetimet që kontraktoi qeveria shqiptare i kanë marrë 2 përgjime ku ai zbulon gjithccka duke mos e ditur që po merrej në pyetje.
Italiani është pyetur në anglisht dhe tregon se si Becchetti mashtronte që kur lidhte kontrat dhe blinte gjyqtarët në arbitrazhet e huaja.