Qëllohet me armë makina ku po udhëtonte inspektori i Lezhës, bashkia: Kapni autorët (VIDEO)

Një automjet tip 'Ford' që po lëvizte në aksin Lezhë- Tiranë dhe brenda tij ndodheshin dy persona,  njëri prej tyre punonjës i bashkisë Lezhë është qëlluar më armë zjarri mëngjesin e sotëm. Makina drejtohej nga Mirel Ndoka, i cili është punonjës i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor, ndërsa bashkë me të ishte edhe Edmond Mhilli, ish-punonjës në njësinë e Zejmenit.

Dy plumbat e kanë kapur makinën në pjesën e poshtme. Ngjarja është shënuar rreth orës 09:50 në dalje të Lezhës pranë fshatit Tresh, teksa nuk raportohet për të lënduar. Agresorët kanë qenë në një tjetër mjet në lëvizje dhe janë larguar me shpejtësi.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe forcat policore po kryejnë të gjitha veprimet për zbardhjen rrethanave dhe ndalimin e autorëve. Deri tani janë shoqëruar disa persona, dëshmitarë okularë, ndërsa po kontrollohen kamerat pranë vendngjarjes si dhe janë ngritur pika kontrolli.

Bashkia Lezhë reagoi duke dënuar ngjarjen e ndodhur. Sipas bashkisë, kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me punën e inspektorit  Mirel Ndoka  në bashki apo rrethana të tjera të kësaj natyre. Bashkia Lezhë i bën thirrje Policisë së Shtetit, të vendosë para përgjegjësisë autorët e kësaj ngjarjeje që cënon rendin dhe sigurinë publike.

Foto nga vendi i ngjarjes

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 27/02/2019 10:39

    Nqse fundërrinlleku i plerave nuk behet zap sic e beri Enver Hoxha, nuk ka per te patur shtet. Nxirrini ushtrine te patrulloje dhe ajo. Nuk jam dakort me Lleshajn kur thote se te heqim policine nga rruga qe te mos japim pershtypjen e shtetit policor etj. Kjo eshte e vertete per vende te kosoliduar por per vende si Shqiperia duhet dhe ushtria te patrulloje. Vetem keshtu bajgat behen zap!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë