Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Athinë, dy autorët largohen me taksi, harrojnë armën brenda mjetit

Një shqiptar është qëlluar nga dy persona të tjerë gjatë mbrëmjes së sotme në Athinë në sheshin Attika, i cili ka mbetur i plagosur.

Ndërkohë që dy atentatorët nën kërcënimin e  armës kanë hipur në një taksi duke e detyruar shoferin t'i largonte nga vendi i ngjarjes dhe t’i çonte në stacionin e Larissas. Autorët, që dyshohet se janë emigrantë, pasi kanë dalë nga taksia kanë harrura armën në makinë, që do i shërbejë policisë për identifikimin e tyre.

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet, ndërsa pritet dhe dëshmia e taksistit, i cili largoi autorët nga vendi i ngjarjes.

I.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Të dielën zgjedhjet, cila prej partive politike bëri fushatë më të mirë dhe bindëse?

Komento

Komente

  • Lala: 27/02/2021 06:55

    Mafioz të "mëdhenj,, ngjajnë me policët që harrojnë koburen në hale kur kryejnë nevojën.

    Përgjigju
  • Toni: 26/02/2021 22:57

    Duhet mbyllur sa me pare.....para se te jete shume vone....

    Përgjigju
    • Jok: 27/02/2021 09:52

      Dera e taksise?



×

Lajmi i fundit

John

Krimet zgjedhore, Yuri Kim thirrje SPAK: Të ndiqen penalisht ata që merren me blerjen e votës, frikësimin ose nxitjen e dhunës