Qëllohet me kaçavidë në kokë biznesmeni shqiptar

Qëllohet me kaçavidë në kokë biznesmeni shqiptar

ITALI-Një biznesmen shqiptar është qëlluar me kaçavidë në kokë pas një sherri me një bashkëkombës. Ngjarja ka ndodhur dje pasdite në Pratola Peligna, një fshati i vogël afër qytetit të L’Aquila, Abruzzo, ndërsa autori është një 48-vjeçar.

Sipas mediave italiane, pas debatit me biznesmenin 50-vjeçar të ndërtimit, ai e goditi me kaçavidë në kokë. I plagosuri pas mjekimit ndodhet jashtë rrezikut.

Policia është vendosur në kërkim të autorit dhe zbulimit të motivit të sherrit, që nga të dhënat e para mendohet se ka qenë një grua. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm