Qëlloi me 5 plumba 27-vjeçarin shqiptar në Greqi, dorëzohet në polici i dyshuari

Qëlloi me 5 plumba 27-vjeçarin shqiptar në Greqi, dorëzohet në polici i dyshuari

Mario Metaj

Vrasësi i dyshuar i 27-vjeçarit shqiptar Mario Metaj është vetdorëzuar në policinë  greke.

Sipas informacioneve mësohet se i dyshuari kish pasur një kontakt mëparshëm me Drejtorin Rajonal të Policisë dhe kërkoi që të dorëzohej në zyrën e tij në prani të avokatit.

Ende nuk dihen në të dhëna në lidhje me identitetin dhe kombësinë e autorit të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit shqiptar.

Kujtojmë se 27 vjeçari shqiptar Mario Metaj u ekzekutua për vdekje pak ditë më parë në kryqëzimin e Kourtesis në Patras, pasi u qëllua me armë zjarri 5 herë në kokë, ndërkohë që po udhëtonte me makinën e tij private.

Sipas dëshmitarëve okularë një makinë hapi zjarr duke shtënë në drejtim të makinës së të riut shqiptar. Pas plagosje, makina e 27-vjeçarit ka dalë nga rruga duke përfunduar mbi trotuar. Dëshmitë nga hetimi i deritanishëm tregojnë se incidenti nuk ka asnjë lidhje me aktivitete ose njerëz që mund të kenë lidhje me klubet e natës, siç u aludua në fillim.

Pista e policisë greke për vrasjen e 27-vjeçarit shqiptar mendohet se është hakmarrja. Ngjarja lidhet me plagosjen e të vëllait të viktimë me thikë 10 ditë më parë pas një konflikti.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump