TIRANE- Endi Sinani, 20-vjeçari që qëlloi me armë drejt automjetit të xhaxhait të tij Petrit Sinani pas konfliktit për pronën të ndodhur në Pezë tre ditë më parë është vënë në prangat e policisë.
Ngjarja ndodhi pas konfliktit të babait të 20 vjeçarit me xhaxhain, ku Petrit Sinani dhunoi edhe mbesën. Pas ngjarjes u vu në pranga 58-vjeçari.
“Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Dhunë në familje” në ngarkim të Petrit Sinani, dhe veprat penale “Shkatërrim prone”, “Kanosje”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”, në ngarkim të Endi Sinanit.”,-thuhej në njoftimin e Policisë së Tiranës.