Qëlloi me armë drejt autorëve të cilët i vranë shokun, arrestohet pas 2 viteve arrati 32-vjeçari në Vlorë

VLORË- Pas dy vitesh në arrati, policia e Vlorës ka arrestuar Sali Zenelin, i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje’ si dhe ‘vrasje të mbetur në tentativë’.

32-vjeçari qëlloi me armë zjarri në drejtim të Elton Hajnajt, Hans Jonuzajt e Skerdjan Gabranit, pasi këta të fundit i ekzekutuan shokun e tij Tauland Beqirajn në Vlorë në 3 mars të vitit 2021.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 15.03.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”.

Elton Hajnaj është shpallur fajtor për vrasjen e Taulant Beqirajt, ngjarje kjo e ndodhur më 3 Mars 2021 në rrugën transballkanike të Vlorës. Trupi gjykues dha 21 vite burgim, por përmes gjykimit të shkurtuar shkon në 19 vite. Dënimi është dhënë në mungesë, pasi që prej datës 10 marsit të vitit të shkuar, Hajnaj vijon të jetë në kërkim policor.

Ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij Hans Jonuzaj dhe Skerdjan Gabrani që gjenden pas hekurave u dënuan përkatësisht me 4 dhe 6 vite burgim, por që do të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar me uljen e 1/3 Së dënimit.

Si ndodhi ngjarja? Shkak për konfliktin që çoi në ekzekutimin e Beqirajt dyshohet një borxh prej 35 mijë eurosh. Viktima dyshohet se kishte detyrim ndaj palës tjetër lidhur me shitjen e një automjeti tip “Benz-Mercedez”, për të cilin refuzonte të dorëzonte pagesën. Kujtojmë se ngjarja kriminale e një viti më parë ka ndodhur përballë Gjykatës së Apelit Vlorë, teksa viktima po ecte në rrugë, ndërsa autori zbriti nga një makinë me xhama të zi dhe e qëlloi për vdekje. Beqiraj ishte person me precedent penal i përfshirë në disa ngjarje kriminale. 31-vjeçari përdorte disa identitete, ai njihej edhe si Taulant Beqiraj, edhe si Taulant Manaj.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale