Qëlloi me armë ndaj një personi në Lezhë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Qëlloi me armë ndaj një personi në Lezhë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Foto ilustruese

Shpallet në kërkim një 33-vjeçar në Lezhë për shkak se dyshohet se ka qëlluar me armë ndaj një personi.

Sipas policisë mbrëmjen e djeshme në fshatin Shenkollë, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta, 33-vjeçari F.N., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të një 60 vjeçari, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Autori më pas është larguar menjëherë me automjetin e tij. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar.

Njoftimi i policisë:

Qëlloi me armë zjarri në  drejtim të një shtetasi, identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia. Më datë 03.08.2021, në fshatin Shenkollë, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F.N., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit P.T.,60 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin. 

Shtetasi F.N., është larguar menjëherë me automjetin e tij. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit F.N., 33 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2  gëzhoja. Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe si dhe për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rivaliteti te Ferrari, Leclerc ankohet për Sainz gjatë garës: Ai lufton më shumë me mua sesa me të tjerët

VIDEO/ Rivaliteti te Ferrari, Leclerc ankohet për Sainz gjatë garës: Ai lufton më shumë me mua sesa me të tjerët