Një 40-vjeçar, i identifikuar si Bujar Kurbneshi, ka rënën në prangat e policisë, pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër, duke terrorizuar banorët.
Ngjarja u regjistrua në fshatin Prell dhe kanë qenë banorët ata që kanë marrë në telefon policinë, duke kërkuar ndihmë, pasi u ndjenë të rrezikuar nga plumbat. Policia bën me dije se pas kontrollit, Kurbneshit iu gjetën edhe 4 pako me lëndë plasëse.
Policia sekuestroi po ashtu edhe një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.