Është ekstraduar nga Franca 20-vjeçari, Klevis Filka (Visha) i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë për akuzën e Vrasjes me paramendim.

20-vjeçari lindur në Peshkopi, Dibër, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Dibër  ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg".

Ngjarja e rëndë për të cilën ai akuzohet ka ndodhur rreth një vit më parë ku Gjykata e Dibrës më datë  22.06.2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë,  dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.