Tiranë/ Qëlloi me dy plumba efektivin e ‘Shqiponjave’, kapet duke hyrë në banesë Klered Bozhanaj, bëri rezistencë në sy të familjes

42 vjeçari Klered Bozhanaj, i cili ishte shpallur në kërkim mbrëmjen e të mërkurës (20 shtator), pasi qëlloi me dy plumba efektivin e policisë, Edlir Alleshi është arrestuar në banesën e tij në Tiranë.

Gjatë kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e Bozhanajt, strukturat e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar autorin e dyshuar i cili në momentin e arrestimit shihet me shapka me gisht dhe pantallona të shkurtra. Autori u rikthye në vendin e krimit në rrugën “Hysen Xhura”, në zonën e Kinostudios në Tiranë, 24 orë pas ngjarjes dhe pikërisht aty u  arrestua.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë krimit dhe një sasi kanabisi.

Gazetari i Report tv, Sokol Dema ka mësuar se i dyshuari është kapur sapo ka hyrë në banesën e tij teksa efektivët e policisë kanë qenë në ruajtje dhe gati për të vepruar. Fllimisht Bozhanaj ka bërë rezistencë por më pas është neutralizuar dhe është vendosur në pranga.

Paraprakisht burimet e policisë konfirmojnë të dhënat e mësuara edhe më herët pas sulmit ndaj efektivit Edlir Alleshi, se 42 vjeçari është në gjendje të rënduar psikologjike prandaj nuk i është marrë sot dëshmia në lidhje me plagosjen.

Ai mësohet se është kthyer nga Italia në gusht të këtij viti, dhe sipas dëshmive nga të afërmit, ka shfaqur probleme psikologjike. Duket se pikërisht për shkak të kësaj gjendje, 42 vjeçari nuk ka qenë në gjendje të dëshmojë për plagosjen e policit me dy plumba në bark, ndërkohë që pritet të merret në pyetje edhe ditën e premte.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla teksa përgëzoi Policinë e Shtetit për arrestimin e autorit të plagosjes së efektivit, në reagimin e atij, ai kujtoi se kush nuk i bindet urdhërit/thirrjes së ligjshme të policit, ose më rëndë akoma e kundërshton me forcë, guxon ta fyejë, ta agresojë, ta kanosë, ta godasë apo larg qoftë t’i rrezikojë jetën në ushtrim të detyrës apo për shkak të detyrës, duhet ta ketë të qartë që toleranca do të jetë zero.

Balla thekson në reagimin e tij se do të bëjë gjithçka që një politikë/praktikë e re penale të zërë vend në këtë drejtim, duke kërkuar mbështetjen e sistemit të drejtësisë. Sipas ministrit, ashpërsimi i dënimeve për këtë vepër penale do të kërkohet ndërkohë që kuadri ligjor është në fuqi në Kodin Penal dhe në ligjin për Policinë Shtetit. Ministri u shpreh se për arrestimin e Bozhanaj janë angazhuar 600 efektivë policie, ndërsa shtoi se autori u kap befasisht pranë banesë së tij.

Në orët e mesditës së enjte policia njoftoi se kishte zgjeruar kërkimet për 42 vjeçarin Klered Bozhanaj, në katër qytete, Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Vlorë ndërsa për kapjen e tij ishin vendosur edhe 20 mijë euro shpërblim. Ngjarja e rëndë ndodhi të mërkurën kur 4 policë  të repartit “Shqiponja” po patrullonin në zonën e Kinostudios, kur i dyshuari sapo i pa nisi të vraponte dhe tentoi të ngjitej në shkallët e një pallati pranë. Patrulla ndërkohë po e ndiqte nga pas, kur në vrap e sipër, Klered Bozhanaj, 42 vjeç kthehet më fytyrë nga polici që kishte më afër, Edlir Alleshi, dhe e qëllon me pistoletë dy herë në bark. Efektivi i plagosur iu nënshtrua një operacioni në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Policia vë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarri të punonjësit të Policisë mbrëmjen e djeshme.

Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga strukturat e DVP Tiranë, për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili ka tentuar të vrasë me armë zjarri punonjësin e Policisë, inspektor E. A., ju informojmë se:

Gjatë kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Klered Bozhanaj, strukturat e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar autorin e dyshuar.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, e përdorur gjatë krimit.

1695319218_arma.jpeg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:55
Dalin pamjet e arrestimit të autorit që plagosi efektivin e 'Shqiponjave' në Tiranë, me shapka dhe të shkurtra (Video)

Janë publikuar pamjet e arrestimit të 42-vjeçarit Klered Bozhanaj, i cili një ditë më parë plagosi me armë zjarri efektin e policisë Edlir Alleshi.

Ora 20:12
Plagosi policin në Tiranë, autori në gjendje të rënduar psikologjike, u kap në sy të familjes! I sekuestrohet arma e krimit dhe kanabis (Foto)

42-vjeçari, Klered Bozhanaj autori i plagosjes së efektivit Edlir Alleshi ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike kur është arrestuar teksa po hynte në banesë në sy të familjes. Policia i ka sekuestruar dhe armën e krimit si dhe i ka gjetur një sasi kanabisi.

1695320286_1dca18e77cfe45a4b2bfbca317762246.jpg

Ora 20:08
Arrestohet autori që plagosi mbrëmë efektivin e Shqiponjave në Tiranë, Balla: U angazhuan 600 efektivë! Paralajmëron ndryshime të reja në Kodin Penal

1695309068_taulantballa.jpg

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përgëzuar policinë e shtetit për arrestimin e autorit të plagosjes së efektivit të Shqiponjave, Edlir Alleshit. Ai theksoi se u angazhuan 600 policë për arrestimin e autorit. 

Klered Bozhanaj është arrestuar në banesë. Balla ka paralajmëruar edhe ndyrshime të reja në Kodin Penal duke kërkuar mbështetjen e sistemit të drejtësisë. 

“Përgëzoj Policinë e Shtetit për arrestimin e autorit të plagosjes së efektivit të shqiponjave mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Është momenti të kujtoj se kush nuk i bindet urdhërit/thirrjes së ligjshme të policit, ose më rëndë akoma e kundërshton me forcë, guxon ta fyejë, ta agresojë, ta kanosë, ta godasë apo larg qoftë t’i rrezikojë jetën në ushtrim të detyrës apo për shkak të detyrës, duhet ta ketë të qartë që toleranca do të jetë ZERO.

Do bëj gjithçka që një politikë/praktikë e re penale të zërë vend në këtë drejtim, duke kërkuar mbështetjen e sistemit të drejtësisë. Kuadri ligjor është aty në Kodin Penal (me ndryshimet që kam mbështetur vetë në Kuvend në vitin 2019) dhe në ligjin për Policinë Shtetit.”- tha Balla.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agron: 22/09/2023 08:51

    Perse policet ketu te ne nuk veshin nje antiplumb te lehte si ne cdo vend te botes ,apo nuk i len barku i madh ?

    Përgjigju
  • Polici: 22/09/2023 07:51

    O Taulant po deshe qe te vesh rend merr Edmond Kosenin se ai eshte ustai i ketyre puneve, sa qe ai ne Elbasan flije me dere hapur.

    Përgjigju
  • San Giovanni: 22/09/2023 03:50

    Shteti duhej t'a ekzekutonte këtë kriminel dhe jo të dalë të thotë se ishte i rënduar psikologjikisht. Po pistoletën ose e mbante akoma me vete?!

    Përgjigju
  • Vlora: 21/09/2023 21:52

    Shpëtim Karaj është njeri nga efektivët në video do i paguash të këqijat që i ke bërë një djali të mirë në Vlorë surrat shkërr.....

    Përgjigju
    • Tirana: 21/09/2023 23:48

      Ça i beri i kapi mallin ??

    • Polici: 21/09/2023 23:37

      Po shko ore hajdar ai cuni po te ishte i mir nuk kishte pune me policine..

    • @Vlora: 21/09/2023 22:51

      Cfare i ka bere atij djalit?

  • Ish koleg: 21/09/2023 21:50

    Bravo çunat e kom pol 4. Si gjithmonë te sakte produktiv. Respekte

    Përgjigju
  • Anglezja: 21/09/2023 21:44

    Se kuptoj si mund te shkruhet ne gjendje te renduar psikologjike dhe me kanabis! Mund te jete ne gjendje te renduar mendore: ankth e paranoje si pasoje e tejkalimit te nivelit te përdorimit të tij.

    Përgjigju
    • Tao: 21/09/2023 22:01

      Po thote qe ka shfaqur probleme te shendetit mendor prej disa kohesh, nuk e lidh ekskluzivisht me perdorimin e hashashit. “Shkarja e ledhit” mund te lidhet edhe me faktore te tjere, jo vec me perdorimin e narkotikeve. Eshte e vetmja mundesi per t’i shpetuar burgut për nje kohe te gjate.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston