SARANDE - Ka mjaftuar një mesazh nw celular (SMS) ku e dashura i kërkonte ndarjen, që i riu ta qëllonte me thikë dhe pastaj të qëllonte edhe në drejtim të vetes.

Burimë pranë policisë Sarandë pohojnë se ky ka qënë motivi i ngjares së djeshme në Ksamil ku 21-vjeçari, Klodian Oruci qëlloi më thikë të dashurën e tij 15-vjeçaren A .Sadiku, ndërsa më pas tentoi të vetvritej.

“Un jam për shkollë dhe jo për martesë, më lër të vijoj jetën time” mësohet t’i ketë shkruar një natë para ngjarjes adoleshentja të dashurit saj.

I riu, teksa nuk e ka kapërdirë dot faktin se e dashura refuzon martesësn dhe kërkon ndarjen, ka shkuar menjëherë në banesësn e saj dhe pas një debati e ka qëlluar disa herë më thikë, duke e lënë të plagosur.

Pastaj, ai ka qëlluar në drejtim të vetës, ndërsa kanë qënë të afërmit e tyre që i kanë nisur ata në drejtim të spitalit të Sarandës dhe më pas drejt spitalit të Traumës në kryeqytet, ku ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)