Një 55 vjeçar në Berat është arrestuar nga policia pasi qëlloi me armë zjarri në ajër pas konfliktit me një 25 vjeçar. Bëhet fjalë për Ilir Mamuranin i cili pas një sherri të ndodhur për motive të dobëta ka qëlluar ndaj 25 vjeçareit. Në pranga ka rënë edhe i riu, Emiliano Zoga i cili u largua nga vendngjarja dhe nuk kallëzoi rrethanat e konfliktit.
Nën hetim është vënë edhe 49 vjeçari Sh.M, vëllai i Ilir Mamuranit, pasi në banesë iu gjet një armë gjahu gjysmë-automatike, të cilën e posedonte pa leje që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me pistoletën e përdorur nga Ilir Mamurani.