N/kryetari i parlamentit Edi Paloka ka deklaruar se gjesti i tij ndaj Ramës sot në Kuvend, që i zbrazi një shiringë me bojë, ka qenë i menduar dhe mirë organizuar deri në detaje.

“Nuk është problemi te Paloka, se fyeu Palokën, se nuk fyem unë më personalisht. Thuthuq jam dhe nuk besoj se është krim të jesh thuthuq. Ky zotëria, kur nuk ka më argumente, ky që grabit çdo ditë shqiptarët, sigurisht që kështu do reagojë. Veprimi im është i supermenduar.

Ka qenë bojë shkrimi dhe cdo veprim ka qenë i super menduar, në çdo detaj, që nga boja deri tek mënyra si e kam përdorur. Më ndihmoi Zoti që ja hodha në gojën e qelbur, sepse është një Kryeministër që fyen gazetarët, qytetarët, fyen popullin e tij" tha ai në Opinion.