Qëllojnë me armë policinë, vajza
e djali rus video para vetëvrasjes

Qëllojnë me armë policinë, vajza<br />e djali rus video para vetëvrasjes
RUSI-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi, ku dy 15-vjeçarë kanë vendosur t’i japin fund jetës së tyre para miliona njerëzve.

Dy nxënës, në rajonin rus Poskov pas një shkëmbimi zjarri me policinë, kanë vrarë të dy veten. 15-vjeçarët kanë postuar video në rrjete sociale, pak para momentit të vetëvrasjes.

15-vjeçari, Denis Muravyov, kishte qëlluar më parë me armë zjarri në këmbë nënën e të dashurës së tij, pasi kjo e fundit nuk e kishte lejuar vajzën e saj të kalonte një natë me 15-vjeçarin.

Për 3 ditë policia ka negociuar me 15-vjeçarët që të dorëzoheshin, po ata nuk i janë bindur urdhërit për dorëzim. Video e postuar në rrjetet sociale tregon Katya-n e cila i ka drejtuar në kokë armën Denisit.

Në postimin e tij të fundit në rrjetet sociale, 15 vjeçari shkoi ’’Unë ju kam dashur, por ju kurrë nuk e keni kuptuar sesi më keni shkatrruar mendjen dhe jetën. Lamtumirë të gjithë miqtë, familja dhe të njohuri e mi. Paçi fat në jetën tuaj dhe mos keni frikë ta jetoni atë siç ju dëshironi. Një jetë ku argëtohesh është një jetë e bukur’’. 

[gallery]19671[/gallery]


(Video gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë)
  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois