Qëlluan me armë zjarri para banesës së një personi vetëm se u kërkoi të mos xhironin gomat e makinës, shpallen në kërkim dy adoleshentët në Lezhë (EMRAT)

Një konflikt i çastit ka qenë zanafilla e të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e sotme në lagjen ‘Demokracia’ në Kurbin të Lezhës. Dy adoleshentë janë shpallur në kërkim pasi kanë qëlluar me armë zjarri para shtëpisë së njërit prej banorëve të kësaj lagjeje.

Në kërkim janë Palor Noka dhe Romario Gjoni të cilët kanë qëlluar me armë zjarri para banesës së Shtjefen Ndrekut, vetëm sepse ky i fundit u kërkoi të mos xhironin gomat e makinës para shtëpisë së tij.

Janë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Ndërkohë grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

 

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano