TIRANE - Policia arrestoi sot në mëngjes dhe dy nga të rinjtë të akuzuar si autorë të vrasjes së 17 vjeçarit Gjergj Prenga. Vrasja ndodhi mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Kodra E priftit” në kryeqytet. Gjergji Prenga ndërroi jetë për shkak të hemoragjisë pasi i qëllua disa herë me levë.
Policia njoftoi sot u arrestuan në flagrancë Besar Besnik Seci, 18 vjec, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë dhe Skerdilajd Faslli Hyka, 18 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë. “Këto shtetas dyshohet të jenë autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmë rreth orës 19.40 në rrugën “Ilia Shyti”, tek Kodra e Priftit, ku në bashkëpunim edhe me dy bashkëmoshatarë të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet intesivisht për kapjen e tyre tashmë të identifikar, kanë goditur mjete të forta, gjatë një konflikti të castit për motive te dobeta, shtetasin Gj.Prengaj, 17 vjec, i cili si pasoje ka gjetur vdekjen.”- thuhet në njoftimin për shtyp.
Policia thotë se ka zbardhur motivet e krimit dhe autorët u arrestuan në kushtet e flagrancës. Materilat iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të Vrasje me dashje e realizuar në bashkëpunim.
VRASJA MBREME TE KODRA E PRIFTIT
Një sherr mes të rinjsh përfundoi me vdekjen e një 17-vjeçari, pasi u qëllua me levë nga disa persona, të cilët u identifikuan por u bë i mundur vetëm arrestimi i njërit prej autorëve.
Gjergji Prenga ndërroi jetë për shkak të hemoragjisë pasi i qëllua disa herë me levë. Dyshohet se të rinjtë njiheshin mes tyre dhe po sqaronin një sherr të hershëm, i cili vijoi me përdorimin e fjalëve banale dhe përfundoi në vdekjen tragjike të 17-vjeçarit.
Si pasojë e konfliktit mes adoleshentëve, ka mbetur i plagosur një tjetër i ri i përfshirë në sherr, por gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. 18-vjecari Roland Roku është dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Lajmi fillimisht u publikua në 20; 34 të 28 marsit dhe u përditësua më 29 mars, 10: 30)
Redaksia Online
(Gre.M/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com