Në ambientet e Batalionit të Mbështetjes filloi sot puna për ngritjen e Qendrës së Rehabilitimit të Fëmijëve të Ushtarakëve me probeme në spektrin autik.
Ministrja Kodheli, duke siguruar se trajtimi në këtë qendër do të jetë falas, u shpreh se kjo qëndër duhet të shërbejë si pikënisje dhe jo si destinacion, duke theksuar se qendra e rehabilitimit duhet të shërbejë për rritjen e vëmendjen, trajtimin profesional dhe mbështetjen e këtyre fëmijëve. Më tej, ajo u shpreh se sfida finale e kësaj qendre është integrimi i plotë i këtyre fëmijëve në shoqëri. “Qëllimi ynë nuk është vetëm t’ju lehtësojmë sakrificat, apo t’ju qëndrojmë pranë, por që ta bëjmë së bashku këtë rrugë derisa të garantojmë plotësisht kushte dhe pranim të barabartë në shoqëri, ky është destinacioni ynë final”, ka nënvizuar ministrja Kodheli.

Në përfundim të fjalës së saj, Kodheli theksoi edhe njëherë se, kjo nuk është vetëm një sfidë për fëmijët, as vetëm për prindërit që qëndrojnë çdo sekondë pranë tyre, as vetëm e mësueseve që edukojnë këta fëmijë, po është sfida jonë e përbashkët dhe ne nuk duhet t’i lemë vetëm prindërit e fëmijëve autikë. “Dua që së bashku t’i pakësojmë dilemat dhe përpjekja jonë e sotme është edhe për të luftuar një monopol të krijuar sa herë që është folur për trajtimin e çrregullimeve të spektrit të autizmit. Ne nuk do të marim pagesë për sakrificën njerëzore të çdo prindi që çdo ditë përballet me këtë problem. Kjo do të jetë një qendër, që do t’i ofrohet falas ushtarakëve të FA dhe do të jetë thjesht dhe vetëm një start i mirë për iniciativa të ngjashme kudo nëpër Shqipëri”, - u shpreh ministrja e Mbrojtjes Kodheli.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ushtarakë nga Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm, Komanda e Mbështetjes, prindër të fëmijëve autikë etj.

Kodheli, shtoi gjithashtu se ka nisur bisedimet me ministrin e Brendshëm, z.Saimir Tahiri, për të shqyrtuar mundësinë e zgjerimit dhe trajtimit në të edhe të fëmijëve të efektivave të Policisë së Shtetit, të cilët kanë probleme me spektrin autik.
Redaksai Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com