Rindërtohet qendra shëndetësore Velipojë plazh, duke siguruar standard të lartë shërbimi për banorët por edhe turistët e shumtë që frekuentojnë këtë zonë gjatë sezonit veror.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu pa nga afër investimin në qendrën shëndetësore të Velipojës, e cila u rehabilitua në kuadër të programit të 300 qendrave shëndetësore moderne.
“Prej më shumë se 6 vitesh kjo qendër nuk funksiononte, ndërsa sot ofron standardin më të lartë të shërbimit parësor”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se me investimet për rehabilitimin e 100 qendrave shëndetësore dhe ambulancave gjatë 2019, do të përparësohen pikat në zonat turistike. Manastirliu prezantoi edhe planin e masave të Ministrisë së Shëndetësisë për sezonin turistik.
“26 qendra shëndetësore do të jenë të hapura 24/7 për turistët gjatë këtij sezoni veror, me 60 mjekë dhe 80 infermierë personel shtesë, për të siguruar shërbim në kohë, afër vendpushimit të qytetarëve. Çdo qendër shëndetësore do të jetë e pajisur me barnat dhe materiale mjekësore të nevojshme për çdo emergjencë”, tha Manastirliu.
Qendrat shëndetësore verore do të jenë të përforcuara edhe me shërbimin e urgjencës në territor, me rrjetin e autoambulancave të shpërndara në 17 postacione përgjatë vijës bregdetare dhe zonave me fluks të lartë turistësh.
“Falë investimit në 37 autoambulanca të reha që i janë shtuar flotës së urgjencës mjekësore, sigurojmë shërbim më të shpejtë dhe më cilësor për qytetarët dhe turistët gjatë këtij sezoni veror”, u shpreh Ministrja Manastirliu.
Plani i masave për sezonin veror përfshin edhe kontrollet e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor para dhe gjatë sezonit.
“Inspektoriati shëndetësor po intensifikon kontrollet përgjatë gjithë zonës turistike, në bare, restorante apo subjekte akomoduese, duke lënë detyrat për përmirësimin e standardeve, për ti paraprirë sigurisë që këto subjekte duhet të ofrojnë për qytetarët”, tha Manastirliu.
Mbi 40 mijë qytetarë morën shërbim në qendrat shëndetësore verore gjatë vitit të kaluar, ndërsa ka nisur puna për finalizimin e planit të masave për t’ju përgjigjur më shpejt dhe me cilësi turistëve, për një sezon turistik të sigurtë.
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
45.9%
-
Jo
50.1%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 8676
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor 2024, 11:59
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor 2024, 13:17
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor 2024, 17:31
-
Fier/ Manastirliu takim me drejtuesit e shkollave: Pezullim deri në zbardhjen e ngjarjes të drejtuesve dhe oficerit të sigurisë të shkollës në Cakran
13 Dhjetor 2024, 19:37
-
Interpelanca për vrasjen e 14-vjeçarit/ Zhupa kërkon dorëheqjen e Manastirliut: Sistem i dështuar! Ministrja: Ke hallin e karrgies, s’të ndihmojmë dot
12 Dhjetor 2024, 11:08
-
Kuvend/ PS rrëzon me votë interpelancën me Ramën për 'Becchetin', e kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! PDIU shpëton PS, votohen projektligjet
12 Dhjetor 2024, 07:50
-
'Vrasja e Martinit u përdor politikisht', Rama në Fier: Institut për fëmijët në krime! Brenda dhjetorit kamera në klasa! Kontroll për çdo gjë metalike
30 Nëntor 2024, 13:07
-
Fier/ Rama dhe Manastirliu me prindërit tek shkolla 'Janaq Kilica' për kufizimin e TikTok dhe Snapchat! Ministrja: Këto platforma sfidojnë mësuesit dhe ndikojnë tek shëndeti mendor
30 Nëntor 2024, 12:05
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor 2024, 15:34
-
Protestë për vrasjen e Martinit para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e ministres! I pranishëm babai e gjyshi i 14-vjeçarit: Drejtësi deri në fund
25 Nëntor 2024, 17:07
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor 2024, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor 2024, 10:09