Qendër për vizitorët në Llogara, Soreca: 40 mln Euro investim për turizmin! Klosi: Lejet e HEC-eve në skaner

Ditën e sotme është inauguruar qendra e re për turistët në Parkun Kombëtar të Llogarasë. Projekti i financuar nga Bashkimi Europian, synon që ta shndërrojnë Parkun Kombëtar të Llogarasë në një atraksion turistik që shfrytëzohet në të 365 ditët e vitit. Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca u shpreh në fjalën e tij se këtë vit do të lancojmë një projekt shumë të rëndësishëm për turizmin, me rreth 40 milionë euro, që do të vihet në zbatim nga BERZH, ndërsa synimi i tij është promovimi i turizmit.

“Siç e dini edhe ju Bashkimi Europian ka financuar që ky projekt të bëhet realitet me një investim prej 285 mijë euro. Siç tha edhe ministri Klosi, është e rëndësishme që ne të promovojmë turizmin, por edhe të mbrojmë mjedisin, përmes promovimit të biodiversitetit, të dyja këto i gjejmë në parkun kombëtar të Llogarasë. Nuk është hera e parë që unë ndodhem në një aktivitet, për të cilin ka ndihmuar shumë projekti NATYRA 2000.

Kam qenë edhe në Divjakë, dhe aty është shumë i qartë ndikimi që ka pasur ky projekt për mbrojtjen e natyrës. Ne jemi të gatshëm dhe duam shumë që Shqipëria të bëhet pjesë e projektit NATYRA 2000, dhe në fakt dhe arsyeja pse jemi këtu sot, ky aktivitet dhe projekt e dëshmon këtë dëshirë tonën. Dhe në fund më lejoni të them edhe dy fjalë të tjera, së pari kjo ka të bëjë me zbatimin e projekteve, të gjitha projektet që fillohen duhet të çohen deri në fund dhe kjo është edhe në dorën e institucioneve shqiptare, që të ndihmojnë me zbatimin e këtyre projekteve deri në fund të tyre.

Dhe mbrojtja e parqeve dhe e këtij parku në veçanti është shumë e rëndësishme dhe këtu dua të falenderoj edhe ata që ruajnë parkun sepse ai duhet mbrojtur nga të gjitha rreziqet e mundshme. Siç e di edhe ministri, viti 2019 është shumë i rëndësishëm për turizmin. Së bashku ne do të lançojmë së shpejti një projekt shumë të rëndësishëm për turizmin, me rreth 40 milionë euro, që do të vihet në zbatim nga banka europiane për rindërtim dhe zhvillim dhe synimi i tij është promovimi i turizmit, por i turizmit të qëndrueshëm”tha ai.

Nisur nga debati i fundit për HEC-et, ministri Klosi foli edhe për rëndësinë e fushatës që ka nisur në bashkëpunim me ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për të skanuar të gjitha lejet e dhëna, që dëmtojnë zonat e mbrojtura. “Shpreh bindjen që së bashku me ambasadorin ne do të jemi në një përpjekje të përbashkët nëpërmjet institucioneve shqiptare, por edhe partnerëve tanë ndërkombëtarë që natyra të jetë e para që ne të shikojmë në Shqipëri një turizëm të zhvilluar ku baza të jenë pasuritë natyrore”, u shpreh ministri Klosi. Ndërkohë që ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe deputeti socialist Taulant Balla kanë deklaruar sot në një dëgjesë me banorët e Gramshit se punimet në kanionin e Holtës do të pezullohen përkohësisht, deri në daljen e raportit të skanimit të projektit (lexo këtu).

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja