Qendër shëndetësore në Vuno, Manastirliu: Do i rikthejmë fshatrat në qendra turistike

Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e shoqëruar nga Bledi Çuci dhe kryetari bashkisë së Himarës Jorgo Goro kanë inauguruar qendrën shëndetësore të fshatit Vuno në Himarë. Një qendër kjo e rehabilituar tërësisht e cila pritet të ju shërbeje jo vetëm 600 banorëve të fshatit Vuno, por edhe numrit të lartë të pushuesve apo turistëve në zonë. Në fjalën e saj ministrja u shpreh se nga Veriu në Jug nuk ka rëndësi nëse është fshat apo qytet, qendrat shëndetësore kanë të njëjtin standard dhe të njëjtin model për tu shërbyer qytetarëve dhe pushuesve.

"Në kuadër të programit tonë për rehabilitimin e qendrave shëndetësore nuk kemi përfshirë vetëm qendrat të cilat ndodhen në qytet por edhe ato që ndodhen në fshatra.  Programi do të rilindë fshatrat për ti rikthyer në qendra turistike. Përpara se të kthehen të tilla duhet që të pararendim me shërbime. Padyshim që shërbimi shëndetësor është shumë i rëndësishëm për turistët por edhe për vetë banorët".

Ndërkohë, i Bledi Çuçi shprehet se kjo qendër shëndetësore është një garanci për turistët. "Besoj se me këtë qendër plotësohet i gjithë zinxhiri i mbulimit me shërbim shëndetësor sidomos për sezonin turistik. Nga Lukova deri në Drimadhes është një garanci më shumë për turistët dhe për zhvillimin e turizmit".

Kryetari i bashkisë Jorgo Goro tha se kjo nisëm do të vijoje në të gjitha fshatrat  e Himarës. "Jam i bindur që kjo nisëm do vijoje në të gjitha fshatrat, pasi Himara nuk ju shërben turistëve vetëm në verë por edhe në dimër". Në këtë qendër shëndetësore, në shërbim të qytetarëve dhe turistëve është një mjek dhe një infermier.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro