Qendër strehimi për romët, Klosi:
Trampolinë për t’i larguar nga rruga 

Qendër strehimi për romët, Klosi:<br />Trampolinë për t’i larguar nga rruga 
TIRANE - 170 pjesëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian janë strehuar në qendrën tranzitore të emergjencave në Shish-Tufinë, e cila është përuruar sot nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi për të cilin fëmijët kishin përgatitur edhe një përshëndetje.

Ministri tha se kjo është një qendër e cila do të shërbejë si një trampolinë për të nxjerrë nga rruga dhe për të rehabilituar qindra fëmijë rom e egjiptianë.

“Tashmë plotë 160 banorë të këtij komuniteti kanë harruar përfundimisht jetën e rrugëve dhe janë të sistemuar në këto ambiente të cilat nuk janë ambiente përfundimtare por është një qendër tranzicioni e cila do të shërbejë për riaftësimin e tyre dhe për të pasur mundësi që këto familje të kenë mundësi që të jetojnë jetën e përditshme”, u shpreh Klosi.

Ndërkohë përfaqësues të Bashkimit Europian dhe PNUD u shprehën se kjo është një qendër me standarde dhe që e kryen më së miri funksionin e saj.
“Kushtet këtu janë shumë të mira dhe është bërë një punë e shkëlqyer për rehabilitimin e këtyre familjeve e fëmijëve”.
“Ne kemi investuar dhe e kemi ndjekur me kujdes këtë qendër dhe sot që jemi këtu kuptojmë se jemi në rrugën e duhur për rehabilitimin e këtyre fëmijëve. Qendra si kjo duhet të shtohen edhe më tepër në vend”.

Periudha e qëndrimit në këtë qendër varion nga 1-24 muaj dhe shërben si strehëz e përkohshme për personat dhe familjet në situatë rruge e në gjendje të vështirë ekonomike. 
Rehabilitimi i qendrës u mundësua falë projektit “Mbështetje për përfshirjen sociale të komuniteteve Rome dhe Egjiptiane” i financuar nga BE, projekt i cili synon përfshirjen sociale dhe fuqizimin e këtyre dy komuniteteve.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Erdogan të enjten në Tiranë, inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn

Erdogan të enjten në Tiranë, inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn