FUSHE-KRUJE- Qendra “Betania” në Bubq është ndalesa e fundit e Atit të Shenjtë para nisjes drejt aeroportit të Rinasit, ku ka zhvilluar një takim me fëmijët e kësaj qendre, por edhe banorë të zonës, dhe personalitete. Në këtë qendër janë të strehuar aktualisht 70 fëmijë, ndër të cilët shumica janë jetimë, të braktisur dhe me probleme të shumta sociale.
Papa Francesku theksoi rëndësinë e mirëpritjes së fëmijëve në nevojë në këtë qendër, duke u shprehur se duhet të ketë bashkëjetesë mes njerëzve me fe të ndryshme.
“Çdo ditë ne duhet t’i mirëpresim këto fëmijë. Kjo fe i hap zemrat dhe duart e përhap dashurinë nëpërmjet këtyre veprimeve. Kjo qendër dëshmon se është e mundshme se është e mundshme një bashkëjetesë mes njerëzve të ndryshëm e me fe të ndryshme. Feja nuk e dëmton bashkëjetesën, por ajo ndihmon në këtë bashkëjetesë. Ne nuk duhet të na vijë turp nga varfëria. Mirësia është ajo që na bën të heqim dorë nga hakmarrja. Kjo është një çmim për jetën tonë. Ne harrojmë të ndjejmë ato grimcat e gëzimit të përditshëm. Paraja nuk na kënaq, ne duam të marrim dashurinë që na dhuron zoti. Nuk duhet të masim çdo gjë me masën e lekut, kjo është e rrezikshme”, tha Papa Francesku.
Presidentja e Shoqatës “Betania”, Antonietta Vitale, tha se pikësynimi i kësaj qendre është që t’i vijë në ndihmë sa më shumë fëmijëve në nevojë. Në fjalën e saj, Vitale i kërkoi Papa Franceskut që të bekojë bamirësit dhe fëmijët e kësaj qendre.
“Dëshiroj t’iu prezantoj ata që meritojnë të njihen më shumë se unë. Iu paraqes duart e vullnetarëve që kanë ndërtuar kompleksin. Iu prezantoj duar dhe zemrat dhe duar e të përkushtuarve që iu kanë thënë po zotit. Ditë e natë iu janë përkushtuar për më shumë se 100 fëmijëve që ishin jetimë.
Pikësynimi është i shërbejmë Krishtit, të bëjmë çdo gjë në emër të tij. Të mos përjashtojmë asnjë që ka nevojë. Komunitetet tona fetare jetojnë në paqe. Ati i shenjtë të shumta janë gjërat që do kisha dëshirë t’iu tregoja. Shikoni fytyrën e fëmijëve. Iu kërkoj një lutje dhe një bekim të veçantë për bamirësit, të na japin ndihmë për fëmijët në nevojë. Iu lutem të bekoni qendrën “Betania”, ashtu si ne iu mbajmë në zemrat tona”, u shpreh Antonietta Vitale.
Pjesë e këtij takimi ishin edhe përfaqësues nga qendra të ndryshme nga Shqipëria, të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre bamirëse në zona të ndryshme.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO