'Qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar gay!', artisti i famshëm shqiptar surprizon me fjalimin e tij

'Qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar gay!', artisti i famshëm shqiptar surprizon me fjalimin e tij

Mario dhe Kim

Make-up artisti i famshëm shqiptar Mario Dedivanovicka pranuar se ka një prireje seksuale ndryshe, në ceremoninë e American Influencer Awards 2019.

Kim Kardashian i gjendet pranë gjithmonë mikut të saj Mario.

Ylli 39-vjeçar i bëri një vizitë të papritur grimierit të saj teksa ai po rrëmbente një çmim të rëndësishëm në ceremoninë e American Influencer Aëards 2019, për të nderuar artistin 36-vjeçar të hënën në Teatrin Dolby në Hollyëood.

E veshur me një fustan të kuq “Dior” dhe taka “Manolo Blahnik”, Kim uroi Marion për çmimin e “Arritjes së Artistit”.

Mes emocionesh e lotësh, grimieri bëri thirrje për shqiptarët, që të hapin sytë e zemrën, pasi sipas tij shumë fëmijë në botë rriten mes frikërash, dhimbjesh e mendimesh për vetëvrasje, vetëm nga ankthi se familjarët nuk do t’i pranojnë duke qenë ndryshe.

“Ne s’jemi ndryshe. Jemi njësoj si gjithë të tjerët, të drejtuar nga dëshira për t’u dashur. Sot, për herë të parë qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar gay! Dhe në fund të ditës, ndihem i lumtur sepse jam unë!”, është shprehur Mario mes lotësh, teksa Kim i ka dhuruar një përqafim.

Ai ka 19 vite karrierë si artist grimi ku është kthyer në kuruesin personal të familjes Kardashian.

 Marion e shoqëroi edhe mamaja e tij, ku e përqafoi në tapetin e kuq.

Mario rrëfen mes lotëve

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia